By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Zemra mal”, shqiptarët këndojnë e vallëzojnë në ndeshjen e NBA, Chicago Bulls – Indiana Pacers
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Zemra mal”, shqiptarët këndojnë e vallëzojnë në ndeshjen e NBA, Chicago Bulls – Indiana Pacers
Sport

“Zemra mal”, shqiptarët këndojnë e vallëzojnë në ndeshjen e NBA, Chicago Bulls – Indiana Pacers

admin
Last updated: 03/04/2026 12:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Të gjithë ata që mbrëmjen e 1 prillit shkuan ta shohin live ndeshjen e basketbollit në NBA ndërmjet Chicago Bulls dhe Indiana Pacers patën një mundësi të rrallë, që të njihen me një pjesë të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

Kjo për faktin se në sallën United Center të qytetit të madh amerikan, u prezantua Nata e Trashëgimisë Shqiptare, organizuar nga Komuniteti Shqiptaro Amerikan ne shtetin Illinois.

“Në United Center shënuam një moment të parë për komunitetin tonë. Së bashku sollëm kulturën Shqiptare në një nga skenat më të mëdha në Chicago – me përfaqësim nga të gjitha trevat tona”, thuhet në një postim të këtij komuniteti, në Facebook. “Faleminderit të gjithëve që erdhën dhe na mbështetën. Nëse duam më shumë momente si kjo, duhet të vazhdojmë të organizohemi dhe të rritemi bashkë”.

Kjo është hera e parë në krejt historinë e NBA që një ngjarje e këtillë kulturore me muzikë e valle shqiptare zë vend me rastin e një ndeshje.

“Ishte fort mirë, 650 + shqipe”, ka thënë Fatos Brahimi, anëtar i Bordit të Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Illinois për KosovaPress. ‘Sefte ne histori fëmijët tanë vallëzuan me xhamadani vija – vija midis Bullsave.  Zemra mal”.

Performancat në United Center u dhanë nga grupet “Arbëria Chicago”, “Shqiponjat e Chikacos”, “Ensemble”  dhe Shkolla Shqipe “Kongresi i Manastirit”.

Drejtor kreativ dhe koreograf i këtij eventi kulturor shqiptar ishte Altin Naska.

Ngjarjet e këtilla nuk janë të rralla në ndeshjet e NBA, që kanë shikueshmëri jashtëzakonisht të madhe.

Por, asnjëherë deri më tashti, në historinë gati 80 vjeçare të ligës më të fortë të basketbollit në botë, nuk pati një kësi organizimi që u bë nga shqiptarët.

/KosovaPress/

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shoqata e Prokurorëve forcon bashkëpunimin me autoritetet amerikane në fushën e drejtësisë
Next Article Pa patentë shoferi, arrestohet 25-vjeçari nga Vrapçishti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?