By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / A do të dijë qeveria ta zbusë goditjen në ekonomi nga lufta në Lindjen e Mesme ?!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / A do të dijë qeveria ta zbusë goditjen në ekonomi nga lufta në Lindjen e Mesme ?!
EditorialEkonomiMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / A do të dijë qeveria ta zbusë goditjen në ekonomi nga lufta në Lindjen e Mesme ?!

admin
Last updated: 03/04/2026 15:28
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Lufta në Lindjen e Mesme tashmë po ndikonnegativisht edhe në ekonominë e Maqedonisë së Veriut, tregojnë raportet e institucioneve ndërkombëtare. 

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftojnë se vendi ynë do të jetë ndër më prekurit nga luftimet që po vazhdojnë në Lindje të Mesme. 

Edhe pse qeveria po mundohet që të mbajë nën kontrollë situatën e krijuar dhe mos të shkaktojë panik, institucione edhe agjenci të ndryshme që merren me analiza ekonomike si Oxfordeconomics dhe UNDP, kanë ngritur alarmin se kriza me mungesën e naftës do të shkaktojë dëme me pasoja afatgjate në ekonominë botërore, pra edhe në Maqedoni të Veriut, si importues i naftës, shkruan argument.mk/.  

FMN: Rritja e PBB-së do të ngadalësohet

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha kësaj jave se rritja e çmimeve të energjisë si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme pritet të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike (PBB) dhe të rrisë presionet inflacioniste në Maqedoninë e Veriut për shkak të rritjes së çmimeve edhe në tregun vendor.

Sipas projeksioneve, rritja reale e PBB-së pritet që të ngadalësohet në 3.1% në vitin 2026 dhe gradualisht të stabilizohet rreth potencialit prej 3 për qind në afat të mesëm. 

Në të njëjtën kohë, çmimet më të larta globale të naftës pritet të rrisin inflacionin në rreth 4.5 për qind në vitin 2026, duke shtuar shqetësimet për përballueshmërinë e energjisë.

Në vitin 2025, rritja ekonomike ishte 3.5 %, që ishte mbi potencialin e saj, e nxitur kryesisht nga investimet në ndërtim dhe konsumi i fortë privat mes rritjes së pagave dhe kreditimit. Inflacioni total ra nga kulmi prej 4.8 % në korrik 2025 në 2.9 % në shkurt 2026, kryesisht falë ngadalësimit të inflacionit bazë, ndërsa inflacioni i çmimeve të ushqimit dhe pijeve mbeti i lartë në 3.8 %.

FMN rikujton masat e fundit të ndërmarra nga qeveria në Shkup për të zbutur ndikimin, përfshirë uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 për qind dhe lirimin e mazutit nga rezervat shtetërore për të mbajtur nën kontroll kostot e prodhimit të energjisë elektrike, shkruan argument.mk/.

Çfarë është rritja ekonomike?

Rritja ekonomike i referohet një rritjeje në madhësinë e ekonomisë së një vendi gjatë një periudhe kohore. Madhësia e një ekonomie zakonisht matet nga prodhimi total i mallrave dhe shërbimeve në ekonomi, i cili quhet Produkt i Brendshëm Bruto (PBB).

Rritja ekonomike mund të matet në terma ‘nominalë’ ose ‘realë’. Rritja ekonomike nominale i referohet rritjes së vlerës së prodhimit në dollarë me kalimin e kohës. Kjo përfshinë ndryshimet si në vëllimin e prodhimit ashtu edhe në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara. Ekonomistët normalisht flasin për rritje ekonomike reale – domethënë, rritje vetëm në vëllimin e prodhuar, gjë që eliminon efektin e ndryshimit të çmimeve. Kjo ndodhë sepse pasqyron më mirë se sa po prodhon një vend në një kohë të caktuar, krahasuar me pika të tjera në kohë.

Maqedonia e Veriut midis 20 vendeve më të prekura ekonomikisht nga lufta në Lindjen e Mesme

Maqedonia e Veriut, së bashku me Malin e Zi e Serbinë, janë tre vendet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor midis 20 vendeve të zonës së bankës EBRD, të cilat sipas një raporti të ri të kësaj banke do të goditën më së shumti nga pasojat ekonomike nga lufta në Lindjen e Mesme për shkak të çmimeve në rritje të energjisë.

Situata përkeqësohet nga hapësira e kufizuar fiskale, e cila zvogëlon aftësinë për të përthithur goditjet e jashtme ekonomike, thotë BERZH, në raport.

Ky institucion financiar me seli në Londër, vëren gjithashtu se tensionet në rajon kanë destabilizuar tashmë tregjet e burimeve të energjisë dhe jo vetëm.

Deri më 20 mars, çmimi i gazit në Evropë ishte dyfishuar, për shkak të pezullimit të prodhimit të gazit natyror të lëngshëm në Katar, dhe nafta kishte tejkaluar pragun prej 100 dollarësh për fuçi në fillim të marsit, për shkak të rreziqeve që lidhen me furnizimin global.

Në të njëjtën kohë, pritet që efektet negative në vendet e Bashkimit Evropian, veçanërisht nga Gjermania, një partner i rëndësishëm tregtar për shumë vende, do të ndikojnë më tej negativisht në rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut. 

Sipas BERZH-it, shkalla e ndikimit do të varet nga rezervat fiskale dhe të jashtme të secilit vend dhe aftësia e tyre për t'u përballur me këto tronditje, shkruan “argument.mk/”.

Lufta në Lindjen e Mesme do t’i varfërojë 4 milionë njerëz!

Edhe pse UNDP nuk ka bërë një vlerësim për rajonin e Ballkanit Perëndimor, megjithatë vlerësimet e reja të tyre për rajonin e shteteve arabe tregojnë se përshkallëzimi ushtarak në Lindjen e Mesme, mund t’u kushtojë ekonomive në rajonin e Gjirit nga 3.7 deri në 6.0 % të Produktit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo përfaqëson një humbje marramendëse prej 120-194 miliardë dollarësh amerikanë dhe tejkalon rritjen kumulative të PBB-së rajonale të arritur në vitin 2025.

Së bashku me një rritje të vlerësuar të papunësisë deri në 4 pikë për qind ose 3.6 milion vende pune të humbura – më shumë se totali i vendeve të punës të krijuara në rajon në vitin 2025, këto përmbysje do të shtyjnë deri në 4 milion njerëz në varfëri, shkruan “argument.mk/”.

Nevojiten reformat thelbësore për ekonomi të qëndrueshme

Maqedonisë së Veriut i nevojiten reformat strukturore që do të rrisin produktivitetin, të forcojnë konkurrueshmërinë dhe të mbështesin konvergjencën më të shpejtë të të ardhurave me Bashkimin Evropian.

Nevojitet të ketë qeverisja më të mirë thelbësore për efikasitetin e sektorit publik dhe besimin e investitorëve, duke kërkuar sundimin e ligjit dhe thjeshtësimin e rregulloreve të biznesit.

Gjithashtu, me reformat e synuara të tregut të punës mund të forcojnë pjesëmarrjen në fuqinë punëtore, të zvogëlojnë mospërputhjet e aftësive dhe të rrisin produktivitetin e punës.

Përmirësimi i performancës së ndërmarrjeve shtetërore është thelbësor për të siguruar efikasitetin e ndarjes së burimeve publike dhe për të përmbajtur rreziqet fiskale, ndërkaq reformat në sektorin e energjisë janë thelbësore për të pasur siguri dhe përballueshmëri energjetike.

Një luftë e zgjatur në Lindjen e Mesme dhe çmimet më të larta të energjisë, të shoqëruara me një rritje më të dobët në BE, mund të ngadalësojnë më tej aktivitetin ekonomik, ta mbajnë inflacionin më të lartë për një kohë më të gjatë, të dobësojnë pozicionin e jashtëm dhe të vonojnë konsolidimin fiskal të Maqedonisë së Veriut.

Andaj nevojitet të ketë një kontroll të ndjeshëm në nivel të brendshëm, mos të ketë rrëshqitje fiskale dhe të mbahet balanci midis nevojës për rritje të pagave dhe pensioneve. 

Gjithashtu qeveria duhet të tejkalojë kostot e panevojshme në projektet e mëdha të infrastrukturës. 

Megjithatë, një zbatim më i fortë i reformave mund të përmirësojë ndjeshëm perspektivat e rritjes ekonomike të Maqedonisë së Veriut, shkruan “argument.mk/”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të paktën 500 sulme ruse me dronë dhe raketa
Next Article Hoxha: Zhvillim i barabartë përmes projekteve të gjelbra – Dollneni fiton infrastrukturë të re (VIDEO)
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?