By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Burgjet me kushte të papërshtatshme, mungon higjiena, drita e ajri i pastër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Burgjet me kushte të papërshtatshme, mungon higjiena, drita e ajri i pastër
Maqedoni

Burgjet me kushte të papërshtatshme, mungon higjiena, drita e ajri i pastër

admin
Last updated: 05/04/2026 16:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 prill argument.mk/ – Avokati i Popullit në raportin për vitin 2025 konstaton se kushtet në burgjet e Maqedonisë së Veriut janë çnjerëzore, ndërsa ngre alarmin që institucionet ndëshkuese korrektuese vazhdojnë të mbipopullohen jashtë çdo standardi, kurse të burgosurit mbajnë dënimet në hapësira pa dritë, higjienë dhe ajër të pastër.

“Përmbajtja e parashtresave tregon se problemi më i madh në këto institucione janë kushtet e papërshtatshme të akomodimit, mbipopullimi, kushtet johigjienike, mungesa e dritës natyrore dhe ajrit të pastër, si dhe mungesa e pajisjeve, probleme që vazhdojnë të jenë të pranishme për një periudhë të gjatë kohore”, nga Raporti i Avokatit të Popullit.

• Burgjet me kushte të papërshtatshme
• Mungon higjiena, drita e ajri i pastër

Pavarësisht vërejtjeve, nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve thonë se për higjienën, përgjegjës janë të burgosurit.

“Shtëpitë ndëshkuese korrektuese sigurojnë kushte bazë dhe mjete për mbajtjen e higjienës, ndërsa personat e dënuar janë të obliguar që të kujdesen për mirëmbajtjen e hapësirës së tyre dhe higjienën personale”, deklaruan nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve.

• Burgjet sigurojnë mjete për higjienë
• Për higjienën, përgjegjës janë të burgosurit

Kur jemi te mbipopullimi, situata në vend që të përmirësohet, ndër vite përkeqësohet. Në burgun e Idrizovës gjatë vitit 2025 është dyfishuar mbipopullimi, nëse krahasohen të dhënat me vitin 2024. Kapaciteti është për 1.187 të burgosur, megjithatë janë evidentuar 1.402 apo 215 më shumë. Në Burgun e Shtipit duhet të ketë maksimum 139 të burgosur, megjithatë janë evidentuar 255 apo 116 të më shumë. Në Shutkë, në dy reparte ka gjithsej 79 të burgosur më shumë se kapaciteti i lejuar, në Prilep 35, ndërsa në Manastir 22.

Për këtë, nga Drejtoria thonë se me rëndësi është që sigurojnë krevat për çdo të burgosur.

“Duam të theksojmë se të gjithë të dënuarve u sigurohet shtrat dhe hapësirë individuale, që mundëson plotësim të standardeve bazike për jetë. Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve edhe në të ardhmen do të angazhohet për respektimin e kushteve ligjore, por plotësimi i plotë i tyre është i mundshëm me ndërtimin e objekteve të reja, por edhe zbatimin më të madh të masave alternative”, thanë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve.

• Të dënuarve u sigurohet shtrat dhe hapësirë individuale

E nga ana tjetër, sistemi i kujdesit shëndetësor brenda burgjeve nuk u përgjigjet në mënyrë adekuate kërkesave të burgosurve. Mungon stafi mjekësor dhe barnat. Sipas Avokatit të Popullit, veçanërisht shqetësuese janë pretendimet për kujdes të pamjaftueshëm për personat me sëmundje kronike, probleme të shëndetit mendor ose varësi.

“Ekzistojnë dobësi serioze dhe sistemike në funksionimin e sistemit shëndetësor në burgje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe dinjitetin e tyre. Mungesa e stafit mjekësor, veçanërisht e mjekëve dhe infermierëve me prani të përhershme, shkakton gjendje në të cilën problemet shëndetësore nuk trajtohen në kohë ose në mënyrë adekuate, ndërsa mungesa e mjaftueshme e barnave dhe pajisjeve mjekësore i detyron të burgosurit që vetë të sigurojnë terapinë e nevojshme ose të mbeten pa të”, nga Raporti i Avokatit të Popullit.

• Në burgje nuk ka mjaftueshëm staf mjekësor
• Mungojnë barnat dhe terapitë për të burgosurit

Për këtë, nga Drejtoria përgjigjen se nuk është kompetencë e tyre, por e Ministrisë së Shëndetësisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në listën e barnave përfshihet terapia kundër duhanit
Next Article Rritje e inflacionit dhe ngadalësim i rritjes ekonomike pritet ta karakterizojnë vendin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?