By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në listën e barnave përfshihet terapia kundër duhanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në listën e barnave përfshihet terapia kundër duhanit
Maqedoni

Në listën e barnave përfshihet terapia kundër duhanit

admin
Last updated: 05/04/2026 15:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 prill argument.mk/ – Për herë të parë, në listën pozitive të barnave është përfshirë edhe terapia kundër duhanpirjes. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sqaroi se nuk heq dorë nga ligji për mbrojtjen nga duhani, por kjo është pjesë e strategjisë për zbatimin e tij. Sipas tij, qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Qeverisë është që brenda tre viteve të ulin përqindjen e duhanpirësve aktivë nga 45 për qind në 20 për qind.

“Ky hap është pjesë e strategjisë së ligjit, pasi që ligji edhe njëherë potencojmë që ka dy qëllime. Qëllimi i parë është që ti mbrojmë qytetarët të cilët nuk janë duhanpirës aktiv dhe qëllimi i dytë është që të informon qytetarët të cilët janë duhanpirës aktiv që të zvogëlojnë atë apo ta lënë komplet”, deklaroi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Projektligji për mbrojtjen nga pirja e duhanit parashikon masa të rrepta, duke përfshirë ndalimin e plotë të pirjes së duhanit në ambientet publike dhe të punës. Po ashtu, ai parasheh ndalimin e reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit, si dhe rregullimin e shitjes, shfaqjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës. Pas kërkesave të gastronomëve dhe konsultimeve me ekspertë, në propozim-ligj është paraparë që tarracat të jenë të hapura në dy anë, ndërsa bizneset të kenë hyrje të veçantë për jo duhanpirësit.

Qëllimi i ligjit është mbrojtja e qytetarëve që nuk pinë duhan, duke u mundësuar atyre të frekuentojnë objektet pa u ekspozuar ndaj tymit, ndërsa për duhanpirësit do të caktohen zona të veçanta.

Objektet gastronomike do të kenë një afat prej gjashtë muajsh për t’u përshtatur me kërkesat e reja ligjore. Megjithatë, subjektet që e konsiderojnë këtë periudhë të pamjaftueshme, në koordinim me ekspertët, mund të kërkojnë zgjatjen e afatit edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Ligji pritet të miratohen në seancën e ardhshme të qeverisë.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarr në qendër të Tiranës, flakët përfshijnë pallatin
Next Article Burgjet me kushte të papërshtatshme, mungon higjiena, drita e ajri i pastër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?