By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha paraqitet në SPAK: Duhet të jesh gjykatës special që të mos ekzistojë ligji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha paraqitet në SPAK: Duhet të jesh gjykatës special që të mos ekzistojë ligji
Shqipëri

Berisha paraqitet në SPAK: Duhet të jesh gjykatës special që të mos ekzistojë ligji

admin
Last updated: 06/04/2026 11:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 6 prill argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Pasi doli nga SPAK, Berisha duke folur për mediet, e cilësoi si “rast unik” mënyrën që sipas tij është trajtuar çështja e gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, e cila është edhe gjyqtarja e dosjes “Partizani”.

Sipas Berishës, Gjoka rezulton e dëbuar dy herë nga Greqia dhe e dënuar nga një gjykatë në Janinë për falsifikim dokumentesh, përfshirë edhe pretendime për ndryshim të kombësisë, fakte që sipas tij janë injoruar nga institucionet shqiptare.

Ai përmendi rolin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe institucioneve të tjera, të cilat sipas tij kanë shmangur përgjegjësinë për shqyrtimin e plotë të çështjes.

“KLP e merr në shqyrtim dosjen dhe pasi prokurori i përgjithshëm deklaron se është e dënuar në Greqi, Irena Gjoka Maneku, KLP e Irenës apo Irenat e KLP nuk e marrin në shqyrtim vendimin e prokurorisë por deklarojnë se këtë duhet ta shqyrtojë ILD-ja, sikur kjo nuk ishte gjykatëse”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se përveç rasteve të pretenduara në Greqi, ajo ka kryer të paktën pesë falsifikime edhe në Shqipëri.

“Duhet të jesh gjykatës special ose prokuror special që të mos ekzistojë ligji”, u shpreh Berisha.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çështja e presidentit, Kurti arrin në Kuvend – do të takohet me Abdixhikun
Next Article Editorial / Studentët në protestë, Qeveria premton zgjidhje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?