By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LDK kritikon Qeverinë për çmimet e derivateve: Gjysma e parave shkon tek shteti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > LDK kritikon Qeverinë për çmimet e derivateve: Gjysma e parave shkon tek shteti
Kosovë

LDK kritikon Qeverinë për çmimet e derivateve: Gjysma e parave shkon tek shteti

admin
Last updated: 06/04/2026 11:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishrinë, 6 prill, argument.mk/ – Anëtarë të LDK-së kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosuljen e çmimeve të naftës, duke theksuar se qytetarët paguajnë një pjesë të madhe të çmimit direkt tek shteti.

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, në një reagim në rrjetet sociale ka theksuar se vendet fqinje kanë ulur akcizën dhe TVSH-në për derivatet.

“Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy javësh ka ulur TVSh nga 18% në 10%. Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85+. Mos lsho pe Albin! Sa më të larta çmimet, aq më shumë po të votojnë!”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar një analizë të detajuar mbi mënyrën se si përbëhet çmimi i naftës në Kosovë.

“Sipas të dhënave të Doganës për muajin Mars, për kodin tarifor 2710194400, çmimi mesatar i importit ka qenë 0,77 euro/litër. + 0.36 euro shteti ia ngjet menjëherë si akcizë, = 1.13 euro bëhet çmimi para se të llogaritet TVSH-ja. Mbi vlerën 1.13 euro, shteti shton edhe 18% TVSH, që i bie rreth 0.20 euro tjerë për çdo litër. TOTALI: 1.33–1.34 euro për litër. Pra, në çdo litër naftë, rreth gjysma shkon direkt në arkën e shtetit pa marrë parasysh fitimin e tregtarit”, ka theksuar Ymeri.

Ymeri ka shtuar se kjo praktikë lejon Qeverinë të arkëtojë miliona euro nga qytetarët.

“Me këto para bëhen shumë më tepër, po i merr 200 milionë Kryeministri edhe thotë se po rishpërndan, siç ka thënë për rrogën e 13-të të Trepçës. Nuk ka qenë rishpërndarje, por episod teatral për të joshur administratën publike për votë. Pra është teatër, show, me para tona”, tha ajo.

Analiza e përfaqësuesve të LDK-së vjen në një kohë kur çmimet e naftës në Kosovë mbeten më të lartat në rajon, ndërsa vendet fqinje kanë ndërmarrë masa për uljen e akcizës dhe TVSh-së për të lehtësuar barrën ndaj qytetarëve.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Studentët në protestë, Qeveria premton zgjidhje
Next Article Trump: Sot ka “shanse të mira” për marrëveshje me Iranin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?