By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jo vetëm Marcus Rashford, Manchester United planifikon edhe tri shitje tjera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Jo vetëm Marcus Rashford, Manchester United planifikon edhe tri shitje tjera
Sport

Jo vetëm Marcus Rashford, Manchester United planifikon edhe tri shitje tjera

admin
Last updated: 06/04/2026 12:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manchester United po planifikon një verë shumë aktive në merkato, me synimin për të afruar edhe tre lojtarë të tjerë pas largimeve të mëdha që priten në skuadër.

Klubi anglez kishte planifikuar tashmë afrimin e një mesfushori të ri, dhe pas vendimit të Casemiro për t’u larguar, prioritet është bërë Elliot Anderson. Gjithashtu, pritet të vijë edhe një sulmues për të mbështetur Benjamin Sesko, ndërsa përforcime mund të bëhen edhe në krahët e mbrojtjes.

Megjithatë, fokusi nuk është vetëm te afrimet. “Djajtë e Kuq” synojnë të shesin disa lojtarë për të balancuar skuadrën dhe për të liruar hapësira në listë.

Marcus Rashford dhe Rasmus Hojlund janë ndër largimet kryesore. Për Rashfordin vazhdon interesimi nga Barcelona, ndërsa Hojlund është shumë pranë një transferimi të përhershëm te Napoli për rreth 38 milionë funte, nëse plotësohen disa kushte si kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Jadon Sancho dhe Tyrell Malacia pritet të largohen si lojtarë të lirë, me një rikthim të mundshëm të Sanchos te Borussia Dortmund.

Në dalje është edhe portieri Andre Onana, aktualisht i huazuar te Trabzonspor. Edhe pse klubi dëshiron ta shesë, dëshira e tij për të luftuar për vendin mund ta komplikojë situatën.

Klubi anglez synon gjithashtu të largojë Manuel Ugarte dhe Joshua Zirkzee, të cilët nuk kanë arritur të lënë gjurmë në “Old Trafford”. Ugarte, i transferuar për mbi 50 milionë euro nga Paris Saint-Germain, nuk ka bindur, ndërsa Zirkzee ka vetëm pesë gola në kampionat dhe pak minuta këtë sezon.

Pavarësisht kësaj, të dy lojtarët janë të gatshëm të qëndrojnë dhe të luftojnë për një vend në ekip, por drejtuesit janë të hapur për shitje nëse vijnë oferta të mira.

Me rikthimin e Michael Carrick si trajner i përkohshëm, Manchester United ka ngjitur në vendin e tretë dhe synon të vazhdojë formën e mirë në ndeshjen e radhës kundër Leeds United.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare, e drejtë themelore
Next Article Ngjarje tronditëse në Austri, një kosovar dyshohet se mbyti ish-bashkëshorten
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?