By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën, fokus te shqiptarët në Preshevë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha: Marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën, fokus te shqiptarët në Preshevë
Shqipëri

Hoxha: Marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën, fokus te shqiptarët në Preshevë

admin
Last updated: 06/04/2026 15:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 6 prill, argument.mk/ – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel të shkëlqyer, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha fushat.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se Kosova është një demokraci funksionale dhe nënvizoi se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë atë në çdo drejtim. Sipas tij, edhe Samiti i Diasporës që pritet të mbahet në Tiranë do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve me shqiptarët jashtë vendit, përfshirë edhe Kosovën.

Ministri bëri të ditur se çështjet që lidhen me shqiptarët në Luginën e Preshevës mbeten në vëmendje të politikës së jashtme shqiptare. Ai kujtoi se gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, ka kërkuar publikisht respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, duke theksuar se ato duhet të jenë në të njëjtin standard me të drejtat e çdo qytetari tjetër.

Sipas tij, Lugina e Preshevës mbetet një nga zonat më të pafavorizuara të hapësirës shqiptare, çka e bën të natyrshme kërkesën për mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova. Në këtë kuadër, tha ai , Shqipëria ka kërkuar hapjen e një konsullate të përgjithshme në këtë rajon, me synimin për të rritur praninë diplomatike dhe për të qenë më pranë shqetësimeve të komunitetit shqiptar.

Ministri njoftoi gjithashtu një nismë të re për krijimin e një agjencie shtetërore që do të zbatojë projekte jashtë vendit. Kjo agjenci synon të mbështesë komunitetet shqiptare kudo ku ato jetojnë, me fokus të veçantë fillimisht te shqiptarët e Luginës së Preshevë. Ai theksoi se Shqipëria synon të kalojë nga një vend përfitues i projekteve ndërkombëtare në një aktor kontribues, duke ofruar mbështetje konkrete për shqiptarët në rajon dhe më gjerë.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hapet GoFundMe për Stenaldon për t’u bërë me shtëpi
Next Article Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?