By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Beteja e Koshares rivendosi dinjitetin kombëtar dhe shtetëror
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Osmani: Beteja e Koshares rivendosi dinjitetin kombëtar dhe shtetëror
Kosovë

Osmani: Beteja e Koshares rivendosi dinjitetin kombëtar dhe shtetëror

admin
Last updated: 09/04/2026 14:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 prill Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Vjosa Osmani ka deklaruar se 9 prilli shënon një ndër ditët më historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke e lidhur këtë datë me Betejën e Koshares dhe Ditën e Kushtetutës, raporton Ekonomia Online.

Ajo i bëri këto komente gjatë përkujtimit të 27-vjetorit të Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës në Kosovë.

Osmani ka thënë se në Koshare u bashkuan shqiptarët nga të gjitha trojet dhe luftuan për largimin e kufirit të padrejtë mes tyre.

“Sot me 9 prill, Kosova shënon jo vetëm Ditën e Kushtetutës, por do të thoja po ashtu një prej ditëve më historike, që kanë lënë gjurmë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Në Koshare u bënë bashkë shqiptarët nga të gjitha trojet. Djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi luftuan për ta larguar kufirin e padrejtë në mes të shqiptarëve, dhe atë ditë jo vetëm që e hoqën kufirin fizik, por në të njëjtën kohë edhe rivendosën dinjitetin tonë kombëtar e shtetëror”, tha ajo.

Ajo theksoi se lufta e UÇK-së dëshmoi se çmimi i lirisë është i lartë, por i domosdoshëm për të siguruar një të ardhme të lirë për gjeneratat e reja.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës këtu në Koshare, sikurse edhe në çdo cep të vendit tonë, dëshmoi se çmimi i lirisë është i lartë, por në të njëjtën kohë që është çmim që ia vlen të paguhet në mënyrë që gjeneratat e reja sot, nipat e mbesat e trimave e trimëreshave të Koshares që sot i takuam, të jetojnë me dinjitet, të jetojnë të lirë, të jetojnë në tokën e tyre, në tokën e të parëve të tyre, pa frikë dhe të barabartë me të gjithë të tjerët”, tha ajo.

Osmani shtoi se Beteja e Koshares ka lënë amanet për ruajtjen e shtetit dhe identitetit kombëtar.

“Kosharja na ka lënë Kosovën amanet, na ka lënë shqiptarinë amanet, dhe ne duhet sot ta ruajmë këtë amanet si sytë e ballit dhe të sigurohemi që Kosova ecën përpara, për hir të kujtimit që na lanë dëshmorët, që na lanë heronjtë dhe na lanë martirët e lirisë. Lavdi e përjetshme për të gjithë heronjtë e Koshares, lavdi e përjetshme për të gjithë heronjtë e ushtrisë sonë çlirimtare. Ju faleminderit shumë”, tha ajo.

Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizim me armatim dhe mbështetje logjistike.

Kjo betejë zgjati deri më 10 qershor 1999 dhe u zhvillua në kushte të vështira, duke u konsideruar si një moment me rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. ke shënuar një hap të madh drejt çlirimit të Kosovës.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hristijan Mickoski: Nuk do të ketë kufizime për karburantet, furnizimi është stabil
Next Article Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?