By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hristijan Mickoski: Nuk do të ketë kufizime për karburantet, furnizimi është stabil
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hristijan Mickoski: Nuk do të ketë kufizime për karburantet, furnizimi është stabil
Maqedoni

Hristijan Mickoski: Nuk do të ketë kufizime për karburantet, furnizimi është stabil

admin
Last updated: 09/04/2026 13:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se vendi ka furnizim të qëndrueshëm me derivate të naftës, pavarësisht rritjes së kërkesës si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.

Ai bëri të ditur se në disa ditë konsumi ditor i karburanteve ka kaluar mbi 2 milionë litra, duke theksuar se sistemi i furnizimit po funksionon pa ndërprerje.

“Mund të them se kërkesa është rritur ndjeshëm. Ka ditë kur shpërndahen mbi 2 milionë litra nga pompat e benzinës në të gjithë vendin”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut mbetet ndër vendet me çmimet më të ulëta të naftës në rajon, çka ka nxitur edhe qytetarë nga shtetet fqinje të furnizohen në vend.

Kryeministri theksoi se autoritetet nuk planifikojnë të vendosin kufizime për automjetet me targa të huaja apo për sasinë e karburantit.

“Kemi sasi të mjaftueshme të dizelit dhe produkteve të tjera të naftës, si përmes gypit përçues që lidh rafinerinë OKTA me portin e Selanikut, ashtu edhe në rezervat shtetërore. Nuk kemi paralajmërime për pengesa në furnizim”, u shpreh ai.

Mickoski shtoi se vendi po luan rol edhe në mbështetjen e rajonit, duke përmendur se disa aeroporte furnizohen me kerozinë nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë kontekst, ai nënvizoi se rritja e kërkesës ka ndikuar edhe në rritjen e shitjeve në disa pika karburanti, ku konsumi është rritur deri në tre apo katër herë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Analizë / Çmimet e banesave ngarkesë shtesë për çiftet e reja
Next Article Osmani: Beteja e Koshares rivendosi dinjitetin kombëtar dhe shtetëror
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?