By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muamet Hoxha: Pajisje të reja për mbeturinat dhe investime në infrastrukturë në Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Muamet Hoxha: Pajisje të reja për mbeturinat dhe investime në infrastrukturë në Strugë
Maqedoni

Muamet Hoxha: Pajisje të reja për mbeturinat dhe investime në infrastrukturë në Strugë

admin
Last updated: 09/04/2026 17:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 9 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, inspektuan pajisjet e reja komunale të dedikuara për menaxhimin e mbeturinave, si pjesë e krijimit të një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm rajonal.

Projekti realizohet me mbështetjen e ‘European Bank for Reconstruction and Development‘ dhe parasheh përforcimin e kapaciteteve të shërbimeve komunale në Strugë. Në këtë fazë, komuna përfiton tre kamionë për grumbullimin e mbeturinave me kapacitet prej 12 metra kub, dy kamionë prej 8 metra kub dhe një kamion tip kiper, si dhe mbi 8 mijë kosha dhe më shumë se 130 kontejnerë.

Sipas autoriteteve, një pjesë e pajisjeve tashmë është dorëzuar, ndërsa pjesa tjetër pritet të arrijë deri në tetor të vitit 2026, duke mundësuar përmirësim të ndjeshëm të shërbimeve si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale.

Gjatë vizitës, ministri Hoxha u njoh edhe me ecurinë e projekteve të tjera infrastrukturore në Strugë, të mbështetura nga ministria, përfshirë ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në qytet dhe sistemin kolektoral Radozhdë–Kalishte.

Po ashtu, është shënuar fillimi i ndërtimit të sistemit të kanalizimit në fshatin Vranishtë, një investim që synon përmirësimin e kushteve jetësore dhe mbrojtjen e mjedisit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lamallari: Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit në çdo nivel
Next Article IKMT aksion në Vlorë! Shemb një objekt, ishte i ndërtuar pa leje…
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?