By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari: Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit në çdo nivel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari: Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit në çdo nivel
Shqipëri

Lamallari: Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit në çdo nivel

admin
Last updated: 09/04/2026 17:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë, me fokus trajtimin financiar, vlerësimin profesional dhe mbështetjen institucionale për këtë trupë të rëndësishme të sigurisë. Gjatë bashkëbisedimit, ministri Lamallari e vuri theksin te rritja progresive e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht për gradat më të ulëta, duke e cilësuar këtë rritje si të pakrahasueshme me situatën e trashëguar.

“Fakt është se, prej kur ne nisëm të qeverisim Shqipërinë, pagat për Policinë e Shtetit kanë njohur një rritje progresive në çdo nivel, me përmirësime të ndjeshme, veçanërisht në vitet e fundit. Kjo nuk është thjesht statistikë, por më shumë motivim për efektivët, më shumë siguri për familjet e tyre dhe më shumë cilësi në shërbim ndaj qytetarëve. Vetëm duke marrë për referencë nivelet më të ulëta të pagës: në vitin 2014, një inspektor i Policisë së Shtetit paguhej 44.500 lekë. Sot, një inspektor merr 65% më shumë, ose 73.500 lekë. Nga ana tjetër, një nënkomisar nga 65.500 lekë në vitin 2018, ka përfituar një rritje prej 34%, duke arritur sot në 88.000 lekë, ndërsa paga e një komisari është rritur nga 72.000 lekë në 97.385 lekë”, u shpreh ministri Lamallari.

Ai theksoi se, megjithëse ky përmirësim përfaqëson një trajtim më dinjitoz krahasuar me të kaluarën, ai nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon vijimësi të reformave dhe investimeve. Përveç indeksimit të pagave, Lamallari nënvizoi se është bërë realitet edhe trajtimi i ushqimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, një detyrim ligjor i mbetur i pazbatuar për shumë vite, i cili tashmë garanton një mbështetje konkrete për çdo efektiv.

“Kjo do të thotë më shumë dinjitet, më shumë motivim, më shumë stabilitet për familjet tuaja dhe më shumë arsye për ta ushtruar këtë profesion sfidues me krenari dhe përkushtim. Gjenerata juaj, si efektivë të ardhshëm, po hyn në një sistem që po ndryshon, që po përmirësohet dhe që po vlerësohet më shumë se kurrë më parë. Shqipëria ka nevojë për këtë brez të ri profesionistësh, që do ta çojnë përpara sigurinë dhe besimin te shteti”, tha ministri Lamallari.

Ai shtoi se investimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk kufizohen vetëm në aspektin financiar, por shtrihen edhe në rritjen e statusit profesional, përmirësimin e kushteve të punës dhe përdorimin e teknologjisë moderne në shërbim të sigurisë.

“Nuk mund të pretendojmë të ecim përpara në procesin e integrimit europian dhe të mbyllim kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian, pa vlerësuar dhe mbështetur siç duhet edhe punonjësit e sigurisë”, përfundoi ministri Lamallari.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut
Next Article Muamet Hoxha: Pajisje të reja për mbeturinat dhe investime në infrastrukturë në Strugë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?