By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
MaqedoniTOP LAJM

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

admin
Last updated: 09/04/2026 21:48
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 prill Zhurnal.mk – Psikologu Safet Ballazhi, i pyetur në intervistën e edicionit qendror të lajmeve në Alsat se a duhet të ndalohet përdorimi i celularëve në shkolla, tha se shumë shkolla në vend veç më e ndalojnë përdorimin e celularëve gjatë orëve, duke i mbledhur tek tavolina e kujdestarit ose në vende të veçanta, për të siguruar që procesi arsimor të zhvillohet normalisht por sipas tij, në shumë raste vonohemi në marrjen e vendimeve. Sipas psikologut Ballazhi, duhet marr shembull shtetet si Franca, Australia, Suedia, që veç më kanë marrë masa, janë në hap me kohën dhe kanë ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeçare. Ballazhi shtoi se përderisa ne shpesh vonohemi edhe në marrjen e vendimeve duke krijuar debate dhe mendohemi se çfarë alternativash të zgjedhim, si t’i parandalojmë disa gjëra, bota nga ana tjetër ecën shumë shpejtë përpara. Psikologu Safet Ballazhi, merr shembull Shqipërinë që veprojnë me masa konkrete kur behet fjalë në marrjen e vendimeve me atë që u ndalua TikTok-u atje. Ai shton se tek ne shpesh masat merren me vonesë, pasi teknologjia dhe trendet ndryshojnë shumë shpejt, dhe nënvizon nevojën që shoqëria të trajtojë seriozisht këtë çështje për të pasur kontroll mbi përdorimin e celularëve dhe rrjeteve sociale.

“Tek ne ka shumë shkolla të cilat e kanë marrë si masë dhe kam pasur rast të shoh shumë klasa ku kur hyn brenda mund të shohësh se telefonat mblidhen tek tavolina para kujdestarit të klasës dhe ka raste kur vendosën në ndonjë vend në mur ku për çdo nxënës ka vend të veçantë me numra, por ajo nuk është e mjaftueshme. Kjo që e bëjnë neper shkolla është vetëm se si të mundësojnë që procesi arsimor të rrjedh në mënyrë si duhet dhe nëse nuk e bëjnë atë atëherë fëmijët edhe gjatë orës, gjithë kohen përderisa arsimtari ligjëron ata përdorin telefonat. Ajo që me vjen mua interesantë është që në shumë shtete si Franca, Australia, Suedia, se si ngadalë tentojnë që në një farë mënyrë të marrin kontrollin në duart e veta dhe atë e bëjnë duke i ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeçare. Kjo është interesante sepse siç kalon koha më shumë shtete e marrin këtë hap. Ja shembulli i fundit ishte Shqipëria që e ndaloi TikTok-un për minimum një vit. Pra ndonjëherë ne duke parë se çfarë po ndodh marrim disa masa por me çdoherë është pyetja se a janë të vonuara ato masa pasi gjërat ndodhin shumë shpejtë dhe dalin gjëra të reja derisa ne të mendohemi, krijojmë debate dhe mendohemi se çfarë alternativash të zgjedhim, si t’i parandalojmë disa gjëra e nga ana tjetër bota ecën shumë shpejtë përpara. Ajo që shumë shtete e bëjnë këtë ndoshta na tregon se edhe në shoqërinë tonë duhet më me seriozitet të merren këto gjëra që të mund t’i kemi disa gjëra në kontrolle,” tha Safet Ballazhi – Psikolog.

Leximi në rënie te fëmijët: sinjal alarmi për të ardhmen e arsimit

Shumica e nxënësve të klasave të teta, rreth 94%, nuk lexojnë libra ndërsa 31% e nxënësve të klasave të katërta lexojnë rregullisht. Këtë e bëri të ditur psikologu Safet Ballazhi, në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat duke prezantuar gjetjet e fundit nga hulumtimi i Institutit për Hulumtime Sociologjike. Sipas psikologut Safet Ballazhi, nëse një në tre nxënës të moshës 9 vjeçare lexojnë libra, në klasën e tetë një në 15 nxënës lexojnë libra. Psikologu Ballazhi e konsideron këtë trend alarmues për prindërit, arsimtarët dhe shoqërinë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të leximit si mënyrë të preferuar për të kaluar kohën e lirë. Hulumtimi gjithashtu nxjerr në pah se brezat e rinj janë më të dobët se brezat paraprak, apo një nxënës i klasës së katërt do të shënojnë rezultate më të dobëta kur të bëhet nxënës i klasës së tetë në krahasim me nxënësit që aktualisht janë klasa e tetë.

“Për fat të keq vetëm 6% e nxënësve të klasave të teta, disa 13 dhe disa 14 vjeçarë, që janë në atë kohë, janë duke lexuar libra dhe sipas hulumtimit nëse i krahasojmë me nxënësit e klasave të katërta, aty shohim se në klasat e katërta, 31% e fëmijëve janë duke lexuar libra në kohën e tyre dhe është një nga mënyrat të preferuara se si të kalojnë kohen e lirë ndërsa vetëm pas katër viteve këto 31% bien në vetëm 6% ose nga çdo i treti bie në çdo i pesëmbëdhjeti nxënës është mënyrë e preferuar që të kaloje kohen e lirë duke lexuar libra. Kjo tani duhet të jetë alarmuese për të gjithë ne, si për prindërit ashtu edhe për arsimtarët por edhe për të gjithë shoqërinë,” tha Safet Ballazhi – Psikolog, në Intervistën për Alsat.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Next Article Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?