By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Ose në BE me të drejta të plota ose jashtë, nuk ka anëtarësim të pjesshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Ose në BE me të drejta të plota ose jashtë, nuk ka anëtarësim të pjesshëm
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Ose në BE me të drejta të plota ose jashtë, nuk ka anëtarësim të pjesshëm

admin
Last updated: 10/04/2026 09:50
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 prill, Zhurnal.mk – Ideja e anëtarësimit të pjeshshëm për të shfrytëzuar vetëm tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian e zonën Schengen, dështoi shpejtë.

Atyre vendeve, përkatësisht politikanëve të tyre, që nuk u intereson anëtarësimi i plotë, dhe të cilët aspak nuk kanë të drejtë të flasin e propozojnë alternativa për krejt vendet e tjera synuese e kandidate, u mbetet opcioni i marrëdhenieve që BE ka me katër shtete të tjera të Evropës Perëndimore: Zvicra, Norvegjia, Islanda, e Britania e Madhe, shkruan Zhurnal.mk.

Bullgaria, BE dhe Maqedonia i Veriut

Të gjitha institutionet e Bashkimit Evropian në Bruksel (Komisioni Evropian, Këshilli i Ministraeve e Parlamenti Evropian) e edhe qeveritë e vendeve anëtare i kanë kërkuar Maqedonisë së Veriut që të përmbushë parakushtin për të përparuar në rrugën e premtuar për anëtarësim në BE, duke theksuar rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe respektimin e marrëveshjeve dypalëshe, ashtu siç edhe ishte arritur marrëveshje the korniza negociuese midis qeverisë së mëparshme dhe BE-së në Korrik të 2022.

BE-ja në çdo komunikatë i mbështet fort aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, dhe shpreh lëvdrata për përafrimin e saj me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, sanksionet ndaj russisëpërkatësisht, si dhe kontributet e saj në mbështetjen e Ukrainës, por e përsëritëvazhdimisht se bllokada aktuale nuk mund të zhbëhet pa e futur në Kushtetutëbashkësinë bullgare.

Qeveria e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE përsërisin se nuk do të ketëndryshime kushtetutese për bashkësinë bullgare, nëse BE-ja nuk ofron garanci specifike dhe të forta se kjo do të jetë kërkesa përfundimtare dhe nëse Bullgaria nuk respekton të drejtat e bashkësisë maqedonase në territorin e saj.

Shqetësimet janë në lidhje me kërkesat e mundshme në të ardhmen nga Bullgaria për çështje të ndjeshme si historia, identiteti dhe gjuha, duke thënë: “Çfarë ndodh nëse, gjashtë muaj pasi të ndryshojmë Kushtetutën, Bullgaria kthehet me kushte të reja?”

Pas marrëveshjes së ashtuquajtur “franceze” të vitit 2022, të negociuar gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE-së, Bullgaria dhe krejt vendet e BE-së janëduke pritur këto ndryshime të kërkuara përplot katër vite tashmë, shkruan Zhurnal.mk. 

Në BE vetëm si anëtare me të drejta të plota

Megjithatë, qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së nën kryeministrin Hristijan Mickoski refuzon që ta bëjë këtë, duke këmbëngulur se është përçmuese dhe e dëmshme për interesat kombëtare maqedonase, nëse dy kundërkushtet e tij nuk përmbyshen nga BE dhe Bullgaria.

Si alternativë, kryeministri Mickoski përmendi së fundmi të ashtuquajturën iniciativë “të përmbysur” për anëtarësim në BE, edhe pse ai tash për tash nuk ka qëndrim zyrtar, sepse siç ka theksuar më herët ende nuk ka as qëndrim tëpërbashkët nga BE, e pra as kërkesë të tillë për qeverinë e tij e qeveritë e vendeve të tjera kandidate.

Rama e Vuçiç

Kjo ide krijoi zhurmë në një shkrim të përbashkët edhe nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, e para tyre e hodhi në publik një anëtar i kuvendit të Gjermanisë.

Ideja ishte që vendet kandidate, pra edhe Maqedonia e Veriut të mund të përfitojë nga kjo nismë e ashtuquajtur e “përmbysur” për anëtarësim në BE, në të cilën ajo do të fitonte shpejt anëtarësimin në BE, por nuk do të kishte fuqi të plota votuese, ndërsa qasja në fondet e BE-së do të pezullohej derisa vendi të përmbushte gradualisht kushtet e pranimit. Sipas kësaj teze, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, së bashku me Ukrainën e Moldavinë, të mund të arrinin pranim të shpejtë në BE dhe të përmbushnin kushtet e nevojshme e të kishin të drejtat e plota siç i kanë tash 27 vendet më vonë.

Por, kjo ide është absurde edhe për t’u arritur sepse është e pamundur pa i ndryshuar dokumentet themelore të BE-së, pra Traktati i Lisbonës, e gjë që do të kërkonte pëlqimin e të gjitha 27 shteteve anëtare. 

Ideja e dështuar

Pavarësisht se sa tërheqëse mund t’iu tingëllojë kjo ide Ramës e Vuçiçit, apo ndonjë tjetri nga rajoni, shtetet e mëdha anëtare të BE-së thjesht nuk e mbështetënatë.

Zgjerimi me shtete pa të drejta të plota nuk është opsion serioz, sepse do të krijonte dy BE brenda një. 27 që kanë drejtë vote, e të tjerat pa të drejtë vote.

Funksionimi i BE-së edhe me rregullat e tashme është i komplikuar, e si do të mund të funksiononte më mirë me 8 më shumë një BE me dy grupe brenda?

Ata kryeministra e kryetarë që duan versione afrimi gjysmak me BE, mund tëdeklarohen hapur se nuk duan t’i anëtarësojnë vendet e tyre në BE fare. Në këtësituatë, atëherë e kanë opcionin e marrëdhenieve që me BE-në e kanë Zvicra, Norvegjia, Islanda, e Britania e Madhe. / Zhurnal.mk

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Next Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?