By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë
Kulturë

Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

admin
Last updated: 07/05/2026 10:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Arritje e rëndësishme për letërsinë shqiptare në Konkursin Ndërkombëtar “Çfarë nuk di Kaini”, edicioni i 7-të, 2026

Dy autorë shqiptarë janë vlerësuar me çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Arteve Pamore “Çfarë nuk di Kaini”, edicioni i 7-të, 2026, i organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari të Italisë.

Shkrimtari shqiptar nga Kosova, Lan Qyqalla, është nderuar me Çmimin e Dytë në seksionin e prozës së shkurtër për autorë që jetojnë jashtë Italisë, me tregimin “Femra që refuzoi të hesht”. Në dokumentin zyrtar të rezultateve, vepra figuron me titullin në gjuhën italiane “La donna che non accettò di tacere”, ndërsa autori paraqitet nga Prishtina, Kosovë.

Ndërkohë, në seksionin e poezisë për autorë që jetojnë jashtë Italisë, poeti nga Shqipëria, Nikollë Loka, nga Tirana, është nderuar me çmimin “Eccellenza Internazionale”, për poezinë “Non osate!”, që në shqip mund të përkthehet “Mos guxoni!”.

Kjo arritje është një tjetër dëshmi se letërsia shqiptare vazhdon të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e konkurseve ku vlerësimi mbështetet në kritere të qarta artistike, letrare dhe tematike. Në dokumentin zyrtar të konkursit theksohet se veprat janë shqyrtuar në mënyrë rreptësishtë anonime, me kopje të shënuara vetëm me titull, një element që i jep vlerësimit më shumë besueshmëri dhe peshë profesionale.

Vlerësim i veçantë i takon edhe përkthyeses, Valbonë Jakova, e cila ka përkthyer dhe përshtatur me kujdes tekstin nga gjuha shqipe në gjuhën italiane, duke mundësuar që krijimtaria shqipe të paraqitet sa më dinjitetshëm para jurisë ndërkombëtare.

Komisioni i Seksionit të Poezisë dhe Prozës përbëhej nga tetë anëtarë:

  1. Bartolomeo Smaldone, poet, shkrimtar, president i Shoqatës Kulturore “Spiragli”
  2. Nunzia Binetti, poete, bashkëthemeluese e Komitetit “Dante Alighieri” në Barletta
  3. Bruno M. Daga, poet, president i Fondacionit Daga “Unitet në diversitet” dhe drejtor operativ për Evropën në International The News Agencia de Noticias
  4. Laura Pavia, poete, drejtoreshë e Departamentit të Letërsisë dhe Filozofisë në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemeluese e Akademisë
  5. Mauro Montacchiesi, shkrimtar, eseist, kritik letrar, themelues dhe president i International Academy of Rome
  6. Gilberto Vergoni, poet, drejtor i Departamentit të Shkencave Mjekësore, Sportive dhe Biologjike në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemelues i Akademisë
  7. M. Teresa Infante La Marca, shkrimtare, poete, drejtoreshë e Departamentit të Solidaritetit dhe Promovimit Social në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemeluese e Akademisë
  8. Marco Liguori, gazetar, publicist dhe eseist

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe të thelluar, të kryer në mënyrë anonime, Komisioni u mblodh më 20 prill 2026, për të analizuar vlerësimet e veprave të propozuara për çmime, në përputhje me rregullat e konkursit.

Duke qenë se të gjitha veprat e pranuara në gjykimin përfundimtar u konsideruan të vlefshme, Komisioni i vlerësoi punimet mbi bazën e disa kritereve, si: analiza tematike, cilësia letrare, origjinaliteti i përmbajtjes, fuqia dhe qartësia e mesazhit, struktura formale, stili, figurat letrare dhe emocionet që vepra përcjell te lexuesi.

Ky vlerësim për dy autorët shqiptarë në Bari të Italisë është një moment domethënës për krijimtarinë shqipe, sepse dëshmon se tema, ndjeshmëria artistike dhe fjala letrare shqipe mund të komunikojnë fuqishëm edhe përtej kufijve gjuhësorë e kombëtarë.

You Might Also Like

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Unifikimi i VLEN-it, zhvillim historik politik
Next Article Rudiger e teproi me Carreras, lojtarët e Realit e detyruan gjermanin të kërkonte falje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes
Maqedoni
Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?
Maqedoni TOP LAJM
Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni
Maqedoni
PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?