By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekzekutimi mafioz i Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ekzekutimi mafioz i Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë
Shqipëri

Ekzekutimi mafioz i Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

admin
Last updated: 07/05/2026 19:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 7 maj Zhurnal.mk – Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit grek Jorgos Moskouris, i njohur me nofkën “Thamnakia”, ekzekutim i ndodhur në prill të vitit 2025 në zonën e Halandrit, në Athinë.

Operacioni policor u zhvillua të mërkurën, më 6 maj, pas një hetimi disa mujor nga Departamenti i Vrasjeve në Greqi. Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit mbështetës për autorët e atentatit që i mori jetën 55-vjeçarit jashtë një klinike private në Halandri, më 24 prill 2025.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas me origjinë shqiptare, të identifikuar si Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si dhe dy shtetas grekë, Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos.

Sipas hetimeve, katër të dyshuarit kishin marrë përsipër organizimin logjistik të atentatit, duke siguruar armë, automjete, transport dhe mbështetje për ekzekutorët e huaj, të cilët dyshohet se mbërritën në Greqi vetëm për realizimin e vrasjes dhe u larguan menjëherë pas krimit.

Hetimet e policisë greke janë përqendruar tashmë te një person i njohur me pseudonimin “Entik”, i konsideruar figurë kyçe e mafias rusishtfolëse dhe që dyshohet se ndodhet në Dubai. Autoritetet besojnë se urdhri për eliminimin e Moskouris lidhet me konfliktet për kontrollin e kontrabandës së duhanit, aktivitet ku viktima dyshohet se ishte përfshirë kohët e fundit.

Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Janis Lalas, i cili më herët kishte bashkëpunuar me viktimën, por marrëdhënia mes tyre ishte prishur. Sipas policisë, vëllezërit Lalas dyshohet se më pas janë afruar me grupin e “Entik”, ndërsa po hetohet mundësia e përfshirjes së tyre në atentat.

Katër të arrestuarit përballen gjithashtu me akuza për ngjarje të tjera të lidhura me krimin e organizuar, mes tyre edhe një shpërthim në një koncesionar automjetesh në Nea Erythraia në gusht 2024, kompani që dyshohet se kishte lidhje me Moskouris.

Ata akuzohen edhe për shkelje të të dhënave personale, pasi dyshohet se kishin vendosur pajisje GPS në automjetin e një avokateje, e cila kishte lidhje me një drejtues të burgosur të mafias greke. Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe kamera vëzhgimi pranë banesës së saj, duke ngritur dyshime për planifikimin e një tjetër atentati.

Megjithatë, autorët kryesorë të ekzekutimit vijojnë të jenë në arrati. Autoritetet greke janë në kërkim të të paktën dy ekzekutorëve të huaj, të cilët sipas hetuesve kanë vepruar me profesionalizëm të lartë.

Mënyra e atentatit ngriti që në fillim dyshime për përfshirjen e mafias rusishtfolëse. Egërsia e sulmit, përdorimi i armëve automatike dhe mungesa e shqetësimit për viktima të mundshme kolaterale konsiderohen tipare të ekzekutimeve që lidhen me grupet kriminale të Europës Lindore.

Policia greke kujton se skema të ngjashme janë përdorur edhe në vrasjet e figurave të njohura të botës së krimit si Zambounis, Roumbetis, Mouzakitis dhe Skaftouros, ngjarje të atribuuara përplasjes mes grupeve rivale mafioze në Greqi.

Ekzekutimi i Jorgos Moskouris ndodhi pasditen e 24 prillit 2025, jashtë një klinike private në Halandri. Autorët kishin organizuar pritë dhe hapën zjarr me kallashnikovë në momentin kur 55-vjeçari po shkonte drejt automjetit të tij.

Moskouris mbeti i vdekur në vend, ndërsa autorët u larguan me një automjet që më vonë u gjet i djegur në zonën e Patimës, në Halandri. Sipas policisë, makina rezultonte e vjedhur nga një grua, e cila ende nuk kishte arritur ta denonconte vjedhjen në polici.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Rrugë për Angli, 140 euro me ulje”, mediat britanike i bëjnë jehonë uljes së çmimit për kalimin me gomone dhe reklamimit në “Tik Tok”
Next Article Braçe ngre alarmin në Kuvend: Kontrabandë me naftën Shqipëri–Kosovë! Janë të përfshirë zyrtarë të dy vendeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?