By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer
Shqipëri

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

admin
Last updated: 12/06/2026 16:46
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në një takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Takimi u zhvillua në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 104-vjetorit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Gjatë bisedës, Balla dhe VanHorn kanë vlerësuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku ato janë aleate.

Balla thekson gjithashtu se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet një prioritet i rëndësishëm për Shqipërinë, duke veçuar bashkëpunimin në forcimin e shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe mbështetjen e investimeve amerikane në vend.

“Gjithmonë e frytshme biseda me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHorn. Bashkëpunimi ynë me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në çdo aspekt bilateral apo në kuadër të organizatave ku aderojmë sëbashku, në dobi të partneritetit strategjik, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të interesit dhe investimeve amerikane në Shqipëri”, shkruan Balla.

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë
Next Article Zbulohet kapaciteti i baterisë së Samsung Galaxy S27 Pro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?