By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha dhe Rokas prezantojnë mundësitë e programit LIFE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha dhe Rokas prezantojnë mundësitë e programit LIFE
Maqedoni

Hoxha dhe Rokas prezantojnë mundësitë e programit LIFE

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 14:40
By Redaksia 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Sot në Gostivar u mbajt Dita Informuese kushtuar programit LIFE – instrumentit kryesor financiar të Bashkimit Evropian për mbështetjen e projekteve në fushat e mjedisit jetësor, ndryshimeve klimatike, mbrojtjes së natyrës dhe energjisë së pastër.

Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Komunën e Gostivarit. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, si dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha theksoi se vendi ynë është i pari në rajon që ka nënshkruar Marrëveshjen për pjesëmarrje në programin LIFE, gjë që ka hapur mundësi të reja për mbështetje financiare dhe teknike për projektet që lidhen me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Gjatë kësaj Dite Informuese u prezantuan thirrjet aktuale dhe mundësitë për aplikim në kuadër të programit LIFE. Ky aktivitet bëri bashkë përfaqësues të institucioneve, vetëqeverisjes lokale, sektorit civil dhe komunitetit të ekspertëve, me synim nxitjen e partneriteteve të reja dhe zhvillimin e projekteve cilësore për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Moti sot

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi miraton Ligjin për Udhëheqësit e lartë, synohet administratë më profesionale dhe e depolitizuar
Next Article Bozhinovska: E ardhmja e Maqedonisë është e gjelbër, e sigurt energjetikisht dhe e qëndrueshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?