By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet ngrohja me inverterë dhe energji diellore, druri ende dominon si burim kryesor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rritet ngrohja me inverterë dhe energji diellore, druri ende dominon si burim kryesor
Ekonomi

Rritet ngrohja me inverterë dhe energji diellore, druri ende dominon si burim kryesor

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 18:25
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut po shënohet një rritje e sipërfaqes së banesave që ngrohen, ndërsa druri vazhdon të mbetet burimi kryesor i energjisë për amvisëritë, sipas të dhënave më të fundit statistikore.

Të dhënat tregojnë se po rritet edhe përdorimi i teknologjive më efikase për ngrohje, veçanërisht kondicionerëve inverter, ku janë regjistruar rreth 300 mijë njësi në vend.

Gjithashtu vërehet rritje e sipërfaqes mesatare të banesave dhe hapësirës së ngrohjes, ndërsa është ulur numri mesatar i anëtarëve në amvisëri. Sipas statistikave, sipërfaqja mesatare e banesave është 91.93 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja mesatare e ngrohjes arrin 49.99 metra katrorë. Mesatarisht, një amvisëri përbëhet nga 3.04 persona.

Sa i përket burimeve të ngrohjes, druri zë 38.2% të përdorimit, i ndjekur nga energjia elektrike me 24.6%, ndërsa 18.6% e familjeve përdorin burime të kombinuara. Ngrohja përmes sistemeve publike mbulon rreth 10.8% të amvisërive, ndërsa përdorimi i peletit dhe burimeve të tjera mbetet në nivel më të ulët.

Përdorimi i qymyrit dhe gazit të lëngshëm të naftës nuk është regjistruar gjatë vitit 2024 si burim ngrohjeje në vend.

Ndërkohë, energjia diellore po shënon rritje të dukshme, me rreth 91 mijë amvisëri që kanë instaluar sisteme solare gjatë vitit 2024.

You Might Also Like

Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore

12 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir pritet të hapen vitin e ardhshëm

MBPEU filloi me shpërndarjen e kartelave për naftë të gjelbër

Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin institucional me Kosovën në bujqësi dhe sigurinë ushqimore

Bozhinovska në Vjenë: Prioritetet energjetike, partneritete të reja dhe forcimi i bashkëpunimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll
Next Article Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?