By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gonzato magjistratëve të rinj: Çdo vendim i juaji do të ndikojë në jetën e qytetarëve dhe besimin te drejtësia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gonzato magjistratëve të rinj: Çdo vendim i juaji do të ndikojë në jetën e qytetarëve dhe besimin te drejtësia
Shqipëri

Gonzato magjistratëve të rinj: Çdo vendim i juaji do të ndikojë në jetën e qytetarëve dhe besimin te drejtësia

admin
Last updated: 29/06/2026 12:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato u bëri thirrje magjistratëve të rinj që të ushtrojnë detyrën me integritet, ndershmëri, guxim dhe përulësi, duke theksuar se çdo vendim i tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe në besimin ndaj sistemit të drejtësisë.

Në fjalën e mbajtur në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediet, gjatë ceremonisë së diplomimit të magjistratëve të rinj, Gonzato rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi.

“Prania ime këtu tregon mbështetjen tonë për Shkollën e Magjistraturës dhe rëndësinë që ajo ka. Festime dhe ceremoni të tilla janë momente lumturie, por njëkohësisht shënojnë një tranzicion të rëndësishëm në jetën tuaj profesionale”, tha ai.

Ambasadori nënvizoi se gjyqtarët dhe prokurorët e rinj do të mbajnë pozicione me përgjegjësi të lartë, por mbi të gjitha do të ofrojnë një shërbim publik.

“Çdo vendim që ju do të merrni do të ndikojë në jetën e qytetarëve. Ai do të përcaktojë edhe besimin që ata do të kenë te sistemi i drejtësisë, i cili është themelor në kontratën sociale”, u shpreh Gonzato.

Sipas tij, ushtrimi i profesionit të gjyqtarit dhe prokurorit kërkon integritet, ndershmëri, guxim dhe përulësi.

“Duhet të pranoni se ndonjëherë ideja juaj e parë mund të mos jetë e duhura. Arritja e standardeve evropiane nuk bëhet vetëm me miratimin e ligjeve, por edhe përmes punës së përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse ju do të jeni ata që do të siguroheni që ligji të zbatohet”, tha ai.

Gonzato i ftoi magjistratët të jenë mendjehapur, të vazhdojnë të mësojnë dhe të shkëmbejnë përvoja me kolegët shqiptarë dhe evropianë.

“Mendoj që është e rëndësishme të qëndroni mendjehapur dhe kureshtarë, të ndani eksperienca jo vetëm me kolegët shqiptarë, por edhe me ata evropianë. Shkolla juaj do të mbetet pika juaj e referencës, por duhet të jeni të hapur ndaj përvojave dhe njohurive të reja”, u shpreh ambasadori.

Në përfundim, ai theksoi se ndërtimi i institucioneve nuk varet vetëm nga ligjet dhe rregulloret, por edhe nga ndryshimi i kulturës institucionale dhe i mendësisë.

“Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet dhe rregulloret. Ato kërkojnë edhe ndryshim kulture dhe mendësie. Ende nuk jam i bindur se ky ndryshim është arritur plotësisht. Është në dorën tuaj, si brezi i ri i magjistratëve, të përmbushni këto pritshmëri, duke siguruar që drejtësia të ofrohet në kohë dhe me cilësi. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shkollën e Magjistraturës dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, përfundoi Gonzato.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sadushi me magjistratët e rinj: Shkolla ju jep diplomën, besimin duhet ta ndërtoni vetë me vendimet që do të merrni
Next Article Rakipi: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?