By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike
Shqipëri

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

admin
Last updated: 29/06/2026 20:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 qershor Zhurnal.mk – Numri një i inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Për më shumë se dy orë me dyer të mbyllura në këtë komision drejtoresha Hyseni raportoi për situatën e sigurisë, nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare si aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj vendit. E ka vënë theksin tek kundërshtarët e proceseve euro integruese, operacionet e influencës malinje, fushatat e dizinformimit me impakt në sigurinë kombëtare.

Ka folur po ashtu mbi nivelin e kërcënimit terrorist dhe radikalizmit, nivelin e krimit te organizuar dhe kundërvënien.

Një burim nga ky komision tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, një pjesë nga ajo çfarë Vlora Hyseni lexoi si pjesë të raportit vjetor të SHISH.

“SHSH vlerëson se ka rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushata deizinformimi operacione informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, të cilat shfrytëzojnë ç’do zhvillim të rëndësishëm, me impakt në këto procese, për të nxitur e shkaktuar destabilitet dhe pasiguri. Në këtë kontekst sigurie SHISH bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për kundërvënien ndaj tyre”, tha drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

Pak përpara nisjes të raportimit Vlora Hyseni u përball me akuzat e deputetëve të opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka që sipas tyre agjentët e SHISH janë infiltruar brenda në protestë duke mbledhur e duke i çuar informacione kryeministrit Edi Rama.

“Shërbimi informativ është infiltruar atje në këtë protestë dhe në fakt është e çuditshme që kryeministri për çdo qytetar që flet 5 minuta atje, ka një informacion të gjerë se çfarë ka bërë më parë, ku ka qenë, ku është dënuar, ku s’është dënuar, me kë ka qëndruar”, u shpreh Klevis Balliu.

“Keni involvuar totalisht shërbimin në funksion të karriges së Edi Ramës dhe jo të shtetit. Keni involvuar totalisht shërbimin, për të dezinformuar, për të mbledhur informacione dhe dezinformacione rreth protestuesve për të shuar atë protestë dhe këtë s’mund ta bëjë kurrë një shërbim”, tha Falmur Noka

Mësohet se drejtoresha e SHISH u përgjigj shkurt dhe prerë çdo akuze, duke u i quajtur dizinformacion.

“Po dezinformoni dhe po e përdorni si gjithmonë raportimin në komision për retorika dhe interesa politike”, citohet ti ketë thënë shefja inteligjencës shqiptare deputetëve demokratë Noka dhe Balliu.

You Might Also Like

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Matura Shtetërore: Publikohen notat e provimit të Lëndës me zgjedhje

Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe njofton bllokimin e Kodit Zgjedhor
Next Article Katër persona përfundojnë në spital pas një përleshje grupore në Kumanovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?