By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri strategjike për të ardhmen e Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri strategjike për të ardhmen e Evropës
Shqipëri

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri strategjike për të ardhmen e Evropës

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 11:44
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën mbi Mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, ku mbajti fjalën kryesore në emër të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha theksoi se, zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është më një aspiratë e largët, por një domosdoshmëri strategjike për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës.

Ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian janë të pandashme, ndërsa anëtarësimi në BE mbetet projekti kombëtar i Shqipërisë dhe busulla që udhëheq reformat, forcimin e institucioneve dhe politikën e jashtme të vendit.

Ministri Hoxha vlerësoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një instrument që dëshmon aftësinë e Bashkimit Evropian për të ofruar zgjidhje konkrete, duke theksuar se Mekanizmi për Reforma dhe Rritje shpërblen rezultatet e arritura dhe forcon qeverisjen, llogaridhënien dhe kapacitetet institucionale.

Duke u ndalur te progresi i Shqipërisë, Ministri Hoxha bëri të ditur se vendi ka siguruar tashmë 212.8 milionë euro, shuma më e lartë e përfituar në Ballkanin Perëndimor, falë zbatimit me sukses të reformave.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për një lidhje më të qartë dhe më të parashikueshme ndërmjet reformave të Planit të Rritjes dhe procesit të anëtarësimit në BE, me qëllim përshpejtimin dhe rritjen e cilësisë së zbatimit të tyre.

Sipas tij, edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, reformat dhe investimet plotësojnë njëra-tjetrën, duke përshpejtuar konvergjencën e rajonit me Bashkimin Evropian.

Në përfundim, ministri Hoxha nënvizoi se zgjerimi është një përgjegjësi e përbashkët.

Sipas tij, vendet kandidate duhet të vazhdojnë të zbatojnë reformat, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që progresi real të njihet dhe të shpërblehet, pasi besueshmëria dhe besimi i ndërsjellë janë thelbësore për suksesin e procesit.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krimet zgjedhore, Braho: Gjatë pesë viteve u regjistruan 157 procedime penale, kërkohet rishikim i politikës penale
Next Article Rama takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, në fokus investimet dhe integrimi evropian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?