By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla në Strasburg: Zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin paralelisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Balla në Strasburg: Zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin paralelisht
Maqedoni

Balla në Strasburg: Zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin paralelisht

admin
Last updated: 09/07/2026 14:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbrojtur në Strasburg qëndrimin e mazhorancës për procesin e integrimit europian dhe projektet e zhvillimit në jug të vendit, duke akuzuar Partinë Demokratike se votoi kundër rekomandimeve për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, deputetët e Partisë Socialiste dhe të gjithë eurodeputetët votuan pro rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike zbatuan urdhrin e Sali Berishës duke votuar kundër Shqipërisë në BE”, deklaroi Balla.

Në fjalën e tij, ai iu drejtua eurodeputetëve duke kërkuar që informacionet e marra nga institucionet shqiptare të paraqiten në mënyrë të plotë dhe korrekte.

Balla kundërshtoi pretendimet për Parkun “Vjosa-Narta”, duke theksuar se në legjislacionin shqiptar nuk ekziston një park me këtë emër.

“Ekziston Parku Kombëtar i Vjosës dhe Parku i Nartës. Nuk janë një park i vetëm. Parku i Vjosës është zonë e mbrojtur 100 për qind dhe Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka një park të tillë. Në këtë aspekt duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime”, u shpreh ai.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së mbrojti edhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke argumentuar se kundërshtimet nuk lidhen me mjedisin.

“Kjo luftë për aeroportin e Vlorës nuk ka të bëjë fare me çështjet mjedisore. Ka të bëjë me konkurrencën. Shqipërisë i nevojitet një aeroport në jug”, tha Balla.

Ai ftoi eurodeputetët të zhvillojnë një mision faktmbledhës në Shqipëri për të parë situatën nga afër dhe jo, sipas tij, për të bërë politikë apo për të fituar vëmendje në rrjetet sociale.

Më tej, Balla renditi masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, duke kujtuar moratoriumin e gjuetisë, krijimin e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura dhe zgjerimin e sipërfaqeve të mbrojtura.

Sipas tij, sot 21.7% e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur, vendi ka 12 parqe kombëtare dhe 11 peizazhe të mbrojtura, ndërsa për projektin që ka ngjallur debat nuk është dhënë ende leje ndërtimi dhe çdo vendimmarrje do të kalojë përmes vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe konsultimit publik.

Në përfundim, Balla theksoi se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin paralelisht dhe u bëri thirrje eurodeputetëve të bazohen te faktet.

“Lufta më e madhe për demokracinë është lufta kundër dezinformimit dhe këtë betejë duhet ta zhvillojmë së bashku”, përfundoi ai.

You Might Also Like

VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake

Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror

Mickoski nga Manastiri: Qeveria do të vazhdojë të investojë, qyteti mbetet prioritet kryesor

Aziri: Diaspora të votojë edhe në zgjedhjet lokale ose ligjin do ta bllokojmë

Editorial / Çfarë po ndodh me sistemin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​ATK publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, shtohet shërbimi “Kërkesë për Fiskalizim”
Next Article Editorial / Çfarë mesazhi na la Komisionerja për zgjerim!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë
Bota
Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Shqipëri
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?