By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohen pesë ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Zbulohen pesë ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë
Kronika

Zbulohen pesë ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

admin
Last updated: 15/07/2026 14:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë pesë ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar në flagrancë dy persona, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe ka proceduar penalisht për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv” katër punonjës të OSHEE-së.

Në total janë asgjësuar 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa janë sekuestruar 2 armë gjahu, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një automjet dhe 18 telefona celularë, shkruan Euronews.al.

Sipas Policisë, operacioni i koduar “Lightning” u finalizua pas administrimit për disa javë të informacioneve se në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kolsh, kultivoheshin bimë narkotike në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Në pranga ranë M. F., 39 vjeç, pronari i banesës, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Gjatë ndërhyrjes, në një nga ambientet e banesës u konstatuan 119 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërsa dy ambiente të tjera ishin përgatitur për të njëjtin qëllim.

Kontrollet vijuan edhe në afërsi të banesës, ku u zbuluan 2 parcela me 55 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se ishin kultivuar nga dy të arrestuarit. Në vijim u kontrollua edhe banesa e 27-vjeçarit, ku u gjetën 16 telefona celularë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar mënyrën e sigurimit dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

Hetimet vijojnë edhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

You Might Also Like

Arrestohet 37-vjeçari në Tetovë për rrezikim të sigurisë

Ndalohen dy persona nga Kumanova, mashtruan 19 persona duke marrë kredi të shpejta në emër të tyre

Trafik droge, Prokuroria sekuestron dy apartamente dhe një garazh të një të dënuari me 10 vite burg

Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar

Mbetet në fuqi dënimi me 16 vjet burg për vrasësin e Martin Canit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar
Next Article Boçvarski, Janevskas: Mbyllja e shkollave do t’i lërë mësuesit të papunë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?