By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trafik droge, Prokuroria sekuestron dy apartamente dhe një garazh të një të dënuari me 10 vite burg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Trafik droge, Prokuroria sekuestron dy apartamente dhe një garazh të një të dënuari me 10 vite burg
Kronika

Trafik droge, Prokuroria sekuestron dy apartamente dhe një garazh të një të dënuari me 10 vite burg

admin
Last updated: 15/07/2026 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në pronësi të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas organit të akuzës, hetimi pasuror ka nxjerrë në pah se të ardhurat e ligjshme të A.A. dhe familjarëve të tij nuk justifikojnë investimet e kryera në këto pasuri, duke krijuar një disproporcion të dukshëm mes pasurisë së zotëruar dhe të ardhurave të deklaruara.

Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata vendosi sekuestrimin e pronave, të cilat dyshohet se janë krijuar me të ardhura që burojnë nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një apartament 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² dhe verandë 44 m² në një kompleks multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe një apartament 2+1 me sipërfaqe 87.9 m², së bashku me një garazh 16 m², në një kompleks në ndërtim në Rrugën “Kahreman Ylli”.

Prokuroria thekson se, bazuar në ekspertimin kontabël dhe dokumentacionin e administruar, pasuritë plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji për sekuestrimin dhe konfiskimin, pasi nuk justifikohen nga burime të ligjshme financiare.

Sipas hetimeve, A.A. ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pasuritë e krijuara rezultojnë në shpërpjesëtim të dukshëm me nivelin e të ardhurave të ligjshme të deklaruara.

You Might Also Like

Arrestohet 37-vjeçari në Tetovë për rrezikim të sigurisë

Ndalohen dy persona nga Kumanova, mashtruan 19 persona duke marrë kredi të shpejta në emër të tyre

Zbulohen pesë ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar

Mbetet në fuqi dënimi me 16 vjet burg për vrasësin e Martin Canit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Boçvarski, Janevskas: Mbyllja e shkollave do t’i lërë mësuesit të papunë
Next Article Thirrjet nga Brukseli nuk dhanë rezultat, partitë nuk gjetën gjuhë të përbashkët për Kodin Zgjedhor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?