By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian
Maqedoni

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian

admin
Last updated: 15/07/2026 15:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në sesionin plenar të Samitit të Ukrainës dhe Evropës Juglindore, të organizuar me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të qëndrojë fuqishëm përkrah Ukrainës, duke riafirmuar mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se RMV, që nga fillimi i agresionit rus, ka ofruar mbështetje politike, humanitare, ushtarake dhe teknike për Ukrainën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në koordinim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe aleatët euroatlantikë.

Duke folur për rëndësinë e Samitit, Sali vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore është thelbësor për forcimin e stabilitetit rajonal, mbështetjen e rimëkëmbjes së Ukrainës dhe ndërtimin e një Evrope më të sigurt dhe më të bashkuar.

Në kontekstin e integrimit evropian, Sali theksoi se Maqedonia e Veriut, si vend kandidat me përvojë të gjatë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, mbetet e gatshme të ndajë përvojën, ekspertizën dhe kapacitetet institucionale për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve paraqet një bazë të rëndësishme për thellimin e partneritetit dhe zhvillimin e bashkëpunimit konkret në mbështetje të procesit eurointegrues të Ukrainës.Në përfundim, Ministri Sali riafirmoi se Maqedonia e Veriut do të mbetet një partnere e besueshme dhe një mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës në përpjekjet e saj për paqe, siguri dhe integrim evropian.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027, Albana Koçiu: Gati të pozicionohemi si partner konkurrues
Next Article Mexhiti: 6.2 milionë euro për Lumin e Thatë, për Sarajin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?