By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm
Shqipëri

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm

admin
Last updated: 20/07/2026 11:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkuan dënimin e deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila është shprehur se Kosova do të duhej të ishte spastruar etnikisht.

Gjatë mbledhjes së komisionit, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi mazhorancën për mungesë qëndrimi ndaj këtyre deklaratave dhe kërkoi miratimin e një deklarate dënuese.

“Patriotizmi nuk është retorikë politike, por qëndrime dhe akte dinjitoze në mbrojtje të qytetarëve”, tha Vokshi.

Opozita propozoi që Komisioni të miratonte një qëndrim zyrtar kundër ministres serbe dhe të kërkoheshin procedura për dënimin ndërkombëtar të saj, duke e cilësuar deklaratën si nxitje të ideologjive të lidhura me spastrimin etnik.

Sipas propozimit të opozitës, Komisioni duhej të dënonte deklaratat e Paunoviç dhe të rikujtonte krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se mazhoranca socialiste e ka mbajtur qëndrimin e saj për këtë çështje përmes Kryeministrit, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kryetarit të grupit parlamentar, duke deklaruar se nuk do t’i bashkohej propozimit të opozitës për një deklaratë të veçantë.

Debati vijoi mes deputetes së PS, Sara Mila, dhe Edmond Haxhinastos për qëndrimin ndaj integrimit europian dhe votën në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE në Strasburg. Mila deklaroi se mbështetja për Europën duhet të shprehet me qëndrime konkrete, jo vetëm me deklarata.

“Do të isha shumë e dëshiruar të kisha dëgjuar, jo vetëm dëgjuar, por ta kisha parë të ndodhte një deklaratë të përbashkët, jo për të shkuarën, por për të ardhmen tashmë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që të mund të ishte votuar nga kolegët e opozitës atje në zemër të BE-së dhe jo të votohej kundër”, tha Mila.

Sipas deputetes socialiste, opozita ka mbajtur një qëndrim kontradiktor duke kërkuar konsensus për Europën, ndërsa sipas saj ka votuar kundër një dokumenti që lidhet me të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Është votuar kundër nga kolegët e opozitës pikërisht në një moment kur sytë e Shqipërisë janë drejt së ardhmes dhe sot vjen këtu dhe nga të njëjtët kolegë bëhet një pseudopatriotizëm për ndodhi të së shkuarës, për të cilat janë dënuar disa herë zyrtarisht, por edhe personalisht. Nëse do të mbajmë të njëjtin standard për Shqipërinë dhe shqiptarët, ju ftoj të kërkoni ndjesë për faktin që nuk keni votuar në mbledhjen e kaluar në Strasburg për Shqipërinë dhe shqiptarët, për hyrjen e tyre në BE”, u shpreh Mila.

Pas kësaj deklarate, Haxhinasto kërkoi që deputetja ta tërhiqte mbrapsht termin “pseudopatriotizëm”.

Në replikë, Mila këmbënguli në qëndrimin e saj, duke iu referuar votimit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e pikave të rendit të ditës, si dhe me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme.

You Might Also Like

Përshkallëzon protesta, qytetarët bllokojnë derën e Kryeministrisë. Apel Ramës: Dil në bulevard

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Kushtetuesja mbajti në fuqi amendimin e ligjit për zonat e mbrojtura, të kundërshtuar me forcë nga PD
Next Article SHBA intensifikon ofensivën ndaj Iranit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?