By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sveçla i kundërpërgjigjet Ramës pas reagimit për raportet Kosovë-SHBA: Merru me Prishtinën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sveçla i kundërpërgjigjet Ramës pas reagimit për raportet Kosovë-SHBA: Merru me Prishtinën
Kosovë

Sveçla i kundërpërgjigjet Ramës pas reagimit për raportet Kosovë-SHBA: Merru me Prishtinën

admin
Last updated: 20/07/2026 11:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratave të këtij të fundit për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rama kishte kritikuar situatën aktuale në raportet Kosovë-SHBA, duke ngritur shqetësime për pezullimin e Dialogut Strategjik mes dy vendeve dhe duke kërkuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, Sveçla e ka kritikuar Ramën duke thënë se ai duhet të fokusohet në çështjet lokale dhe në qeverisjen e kryeqytetit.

“Përparim, bërllogun largoje. Dialogu strategjik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë për ty”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Sipas tij, Rama nuk duhet të komentojë çështje të politikës së jashtme, por duhet të merret me problemet e qytetarëve të Prishtinës.

“Kryetar, lëri ligjëratat për politikën e jashtme. Merru me Prishtinën. Qytetarët nuk të kanë zgjedhur të komentosh marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Të kanë zgjedhur të qeverisësh Kryeqytetin”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka përmendur disa çështje që, sipas tij, janë përgjegjësi e Komunës së Prishtinës, duke kërkuar veprime në menaxhimin e mbeturinave, ndriçimin publik, transportin dhe realizimin e projekteve kapitale.

“Largoje bërllogun. Largoji qentë endacakë. Ndriço rrugët dhe lagjet që vazhdojnë të mbesin në terr. Rregulloje transportin publik. Kryje ndonjë projekt kapital”, ka shkruar ai.

Sveçla ka akuzuar gjithashtu kryetarin Rama për mungesë llogaridhënieje lidhur me menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

“E, para se të kërkosh llogari nga të tjerët, jep llogari vetë. Për raportin e Auditimit. Për milionat e taksave të prishtinalive të keqmenaxhuara. Për abuzimet me buxhetin e Kryeqytetit. Për shkeljet ligjore dhe dëmin që i ke shkaktuar Prishtinës”, ka pretenduar Sveçla.

Në fund, ai ka deklaruar se Prishtina nuk ka nevojë për, siç është shprehur ai, “diplomaci në Facebook”.

“Ti je njeriu i fundit që mund të flasë për përgjegjësi shtetërore, ndërkohë që vazhdon t’i ikësh përgjegjësisë për qeverisjen tënde. Prishtina nuk ka nevojë për një kryetar që bën diplomaci në Facebook. Kfillu, Përparim”, ka përfunduar Sveçla.

You Might Also Like

Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eliza Hoxha: Takimet janë kthyer në lojë taktike, VV e ka pranuar se nuk është e interesuar për marrëveshje me PDK-në

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Sot kufizime në autoudhët e Kosovës për kamionët mbi 20 tonë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori Qehaja: Ja kur pritet të kthehen në Kosovë trupat e viktimave nga Bllaca
Next Article BDI: Ku është Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, drejtori I VLEN-it të japë dorëheqje menjëherë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?