By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 10 kombëtaret më të mira në historinë e Kupës së Botës, Spanja e De la Fuente vetëm e nënta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > 10 kombëtaret më të mira në historinë e Kupës së Botës, Spanja e De la Fuente vetëm e nënta
Sport

10 kombëtaret më të mira në historinë e Kupës së Botës, Spanja e De la Fuente vetëm e nënta

admin
Last updated: 20/07/2026 12:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

“Sports Illustrated” ka publikuar renditjen e 10 kombëtareve më të mira në historinë e Kupës së Botës, duke përfshirë skuadra legjendare që kanë lënë gjurmë me dominimin, stilin e lojës ose sukseset e tyre në turneun më të madh të futbollit.

Në listë bën pjesë edhe Spanja e vitit 2026, e cila renditet në vendin e nëntë pas triumfit në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Renditja është kjo:

10. Argjentina (1986)

E udhëhequr nga Diego Maradona, Argjentina fitoi Kupën e Botës në Meksikë. Megjithatë, Sports Illustrated thekson se suksesi nuk ishte vetëm meritë e Maradonës, pasi Jorge Burruchaga, Oscar Ruggeri dhe Jorge Valdano kishin role vendimtare në skuadrën e Carlos Bilardos.

9. Spanja (2026)

Spanja mbërriti në turne si kampione në fuqi e Evropës, por shumë e konsideronin Francën, Anglinë dhe Argjentinën favorite. Pas barazimit surprizues ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen hapëse, “La Roja” dominoi turneun dhe u bë kombëtarja e parë në histori që fitoi Kupën e Botës duke pësuar vetëm një gol.

Rodri dhe Pedri dominuan mesfushën, Marc Cucurella shkëlqeu në krahun e majtë, ndërsa Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte formuan një dyshe të hekurt në mbrojtje. Në portë, Unai Simon e mbylli turneun me shtatë ndeshje pa pësuar gol.

8. Holanda (1974)

Edhe pse nuk fitoi trofeun, Holanda e Johan Cruyff dhe Rinus Michels revolucionarizoi futbollin me filozofinë “Total Football”, duke ndikuar brezat që pasuan.

7. Brazili (2002)

Me emra si Ronaldo Nazario, Rivaldo, Ronaldinho, Cafu, Roberto Carlos dhe Lucio, Brazili dominoi turneun dhe fitoi titullin falë një kombinimi të talentit individual dhe lojës kolektive.

6. Brazili (1958)

Botërori që prezantoi në skenën botërore Pelen 17-vjeçar. Brazili fitoi titullin e parë falë një gjenerate të artë me Garrincha, Didi, Vava dhe Nilton Santos.

5. Hungaria (1954)

E konsideruar si kombëtarja më e mirë që nuk e fitoi kurrë Kupën e Botës. Me Ferenc Puskas në krye, Hungaria dominoi turneun, por u mposht nga Gjermania Perëndimore në finalen e famshme “Mrekullia e Bernës”.

4. Spanja (2010)

Një nga skuadrat më dominuese të epokës moderne. Me Sergio Busquets, Xavi dhe Andres Iniesta në mesfushë, Spanja fitoi Kupën e Botës duke imponuar stilin e saj të famshëm tiki-taka.

3. Franca (1998)

Si vend organizator, Franca fitoi titullin e parë botëror falë një mbrojtjeje të jashtëzakonshme dhe një Zinedine Zidane të shkëlqyer, i cili shënoi dy gola në finalen ndaj Brazilit.

2. Gjermania Perëndimore (1974)

Me Franz Beckenbauer si lider, Gjermania Perëndimore fitoi trofeun duke mposhtur Holandën revolucionare të Johan Cruyff në finale.

1. Brazili (1970)

Në krye të renditjes qëndron Brazili legjendar i vitit 1970. Me Pele, Jairzinho, Rivelino, Tostao, Gerson dhe Carlos Alberto, “Seleçao” fitoi të gjitha ndeshjet dhe mbylli turneun me fitoren 4-1 ndaj Italisë në finale, duke krijuar atë që shumë e konsiderojnë skuadrën më të mirë në historinë e futbollit.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shporta sindikale në korrik: 68.498 denarë; për një familje me qira nevojiten mbi 83 mijë denarë
Next Article Aksident i rëndë në rrugën Tetovë–Jazhincë, dy shoferë me lëndime të rënda
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?