By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise
Sport

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

admin
Last updated: 20/07/2026 16:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bayern Munich ka përsëritur edhe një herë se Michael Olise nuk është në shitje, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit, sipas raportimeve të AS.

Sipas mediumit spanjoll, kampionët e Bundesligës kanë dërguar një mesazh të qartë duke e vendosur sulmuesin francez në qendër të fushatës promovuese për fanellën e re mysafire.

Ky veprim shihet si një sinjal i fortë se 24-vjeçari mbetet pjesë kyçe e projektit të Bayern Munichut dhe nuk është në planet e klubit për t’u larguar.

Nga ana tjetër, Real Madridi vazhdon ta monitorojë me vëmendje situatën e Olises, i cili ka lënë përshtypje të mëdha me paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026.

Drejtuesit e klubit madrilen e konsiderojnë francezin si një përforcim ideal për repartin ofensiv.

Raporti thekson se edhe vetë Olise është i hapur për një transferim te “Los Blancos” dhe, nëse do t’i paraqitej mundësia, është i gatshëm të shtyjë për realizimin e këtij transferimi.

Megjithatë, Real Madridi nuk do të bëjë asnjë lëvizje zyrtare pa marrë fillimisht një sinjal të qartë nga lojtari se dëshiron të largohet nga “Allianz Arena”.

Gjithashtu, thuhet se mes dy klubeve ekziston një marrëveshje për transparencë të plotë në rast se nisin negociatat.

Michael Olise iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2025 dhe brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze.

Për këtë arsye, çdo klub që dëshiron ta transferojë pritet të përballet me një kërkesë financiare rekord, pasi Bayerni e vlerëson shumë lart kartonin e reprezentuesit francez.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Panovski: Të dish pasojat e ujit në Gostivar dhe të heshtësh është krim
Next Article Dani Olmo festoi Kupën e Botës në krahët e të dashurës – momenti romantik që mori vëmendjen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?