By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngritët aktakuzë ndaj personit që sulmoi me kallash autobusin në Pagarushë të Malishevës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ngritët aktakuzë ndaj personit që sulmoi me kallash autobusin në Pagarushë të Malishevës
Kosovë

Ngritët aktakuzë ndaj personit që sulmoi me kallash autobusin në Pagarushë të Malishevës

admin
Last updated: 27/07/2026 16:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet S.M., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ngjarja ka ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, dyshohet se ka bllokuar rrugën me traktor dhe më pas ka shtënë disa herë me armë automatike të tipit AK-47 në drejtim të autobusit që drejtohej nga V.S., ku ndodheshin edhe pasagjerët F.K. dhe H.K.

Në aktakuzë thuhet se nga të shtënat janë dëmtuar disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tij, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore.

Prokuroria ka bërë të ditur se arma automatike AK-47, së bashku me karikatorin dhe municionin, dyshohet se është poseduar pa autorizim nga i pandehuri dhe është sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, S.M. dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i ngarkohen.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Zhduket në ndeshjet e mëdha”, legjenda franceze thotë se Harry Kane nuk e meriton Topin e Artë
Next Article Rrëmbimi i dokumentit konfidencial nga zyra e Kuvendit, pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?