By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MMPHI dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > MMPHI dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit
Kosovë

MMPHI dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit

admin
Last updated: 28/07/2026 16:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Pacollit, përmes kësaj marrëveshjeje, Forca e Sigurisë së Kosovës do të ofrojë mbështetje në aksionet shtetërore përmes personelit, makinerive dhe kapaciteteve logjistike, me synim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të sigurt.

“Bashkojmë forcat për një Kosovë më të pastër! Sot, bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, nënshkruam Marrëveshjen e Mirëkuptimit që fuqizon bashkëpunimin ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi shtetërore dhe kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbështesë aksionet shtetërore me personel, makineri dhe kapacitete logjistike për garantuar ambient të sigurt dhe të pastër”, ka deklaruar ministrja në detyrë.

Sipas saj, ky partneritet synon mbrojtjen e hapësirave publike, rritjen e sigurisë mjedisore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

“Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi shtetërore dhe kërkon angazhim të përbashkët. Me këtë partneritet po dëshmojmë se institucionet e Kosovës veprojnë të bashkuara për të mbrojtur hapësirat publike, për të rritur sigurinë mjedisore dhe për t’u ofruar qytetarëve një vend më të pastër për të jetuar”, ka shkruar Pacolli.

You Might Also Like

Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

Ftesa e Haxhiut për përgatitjen e seancës konstituive, PDK dhe AAK i çojnë nënkryetarët

Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit

Haxhiu fton liderët politikë në takim për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit

Përplasjet brenda LDK-së para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Havolli dhe Gecaj shkëmbejnë kritika publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “E ke një shtëpi të dytë aty”, Prenga fton Joshuan në Shqipëri – britaniku befason me komentin
Next Article Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?