By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PD: Fondet IPARD vijojnë të jenë të bllokuara, angazhohemi për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PD: Fondet IPARD vijojnë të jenë të bllokuara, angazhohemi për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët
Shqipëri

PD: Fondet IPARD vijojnë të jenë të bllokuara, angazhohemi për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët

admin
Last updated: 12/08/2026 12:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson si dështim të qeverisë për rikthimin e fondeve të programit IPARD, duke akuzuar mazhorancën se nuk ka përmbushur premtimin për zhbllokimin e tyre brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Në një deklaratë për mediet, sekretarja për Integrimin Europian në PD, Florialba Dizdari, tha se fermerët shqiptarë kanë tre vjet pa akses në fondet europiane IPARD, ndërsa sipas saj, fondet mbeten të bllokuara.

Dizdari theksoi se fondet IPARD u pezulluan në vitin 2023 pas konstatimit të parregullsive në administrimin e tyre dhe se çështja vijon të jetë objekt hetimi.

Sipas saj, vonesat kanë ndikuar në investimet dhe zhvillimin e sektorit bujqësor, ndërsa Shqipëria vijon të mos ketë akses në një prej instrumenteve kryesore europiane të financimit për bujqësinë.

“Partia Demokratike denoncon mashtrimin e radhës të qeverisë Rama, premtimin e ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Ky afat ka kaluar dhe fondet mbeten të bllokuara”, deklaroi Dizdari.

PD deklaron se, në rast të ardhjes në qeveri, do të angazhohet për rikthimin e fondeve IPARD, në bashkëpunim me Komisionin Europian, si dhe për pesëfishimin e granteve dhe mbështetjes buxhetore për fermerët shqiptarë.

Partia Demokratike kërkon gjithashtu hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave që, sipas saj, kanë shkaktuar bllokimin e fondeve europiane për bujqësinë.

“Fermerët shqiptarë janë në shesh bashkë me mijëra qytetarë të tjerë”, u shpreh Dizdari.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zyrtare: Manchester City nënshkruan me Geronimo Rullin
Next Article Zjarri në Lurë vijon për të dytën ditë, flakët avancojnë drejt zonave të banuara
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?