By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Është nder ta kem emrin tim të shënuar në këtë histori”, Muriqi flet pasi udhëhoqi Fenerbahcen drejt Ligës së Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Është nder ta kem emrin tim të shënuar në këtë histori”, Muriqi flet pasi udhëhoqi Fenerbahcen drejt Ligës së Kampionëve
Sport

“Është nder ta kem emrin tim të shënuar në këtë histori”, Muriqi flet pasi udhëhoqi Fenerbahcen drejt Ligës së Kampionëve

admin
Last updated: 27/08/2026 13:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi shënoi në fitoren 2-1 ndaj Lyonit dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të rikthimit të Fenerbahçes në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh.

Fenerbahçe është rikthyer në elitën e futbollit evropian pas 18 vitesh, ndërsa në qendër të festës ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili shënoi një nga golat, duke niisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë me klubin turk.

Pas ndeshjes, Muriqi foli për rëndësinë e këtij kualifikimi dhe krenarinë që të dëgjohet himni i Championsit në stadiumin e Fenerbahçes.

“Është nder dhe burim i krenarisë për ne që ta dëgjojmë himnin e Ligës së Kampionëve në ‘Kadikoy’ pas gjithë këtyre vjetëve”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.

“Jemi shumë të lumtur. Në fjalën që kemi dhënë para ndeshjes kemi besuar se, me dëshirën e Zotit, do të kemi paraqitje të mirë dhe do të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Jemi bashkuar pas ndeshjes me Konyasporin. Ajo fitore rriti moralin tonë. Kemi pasur unitet të pabesueshëm. Përkundër kohës së shkurtër, kemi luftuar fort. Jemi munduar të lëmë anash emocionet. Jemi profesionistë, jemi me përvojë. Nuk duhet të shikosh në ndeshje me emocione”.

Muriqi theksoi se në momente të tilla edhe fati mund të luajë rol, ndërsa kualifikimin e konsideroi si një dhuratë për të gjithë komunitetin e Fenerbahçes.

“Por ndonjëherë edhe fati është i rëndësishëm në futboll. Jemi të gjithë të lumtur dhe krenarë. Është dhuratë për gjithë komunitetin e Fenerbahçes, tifozët dhe gjithë Turqinë”.

Sulmuesi kosovar u ndal edhe te goli i tij, duke shprehur krenarinë për faktin se emri i tij tashmë është pjesë e një momenti historik për klubin.

“Është nder ta kem emrin e shënuar në ekipin që shkroi emrin e Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vjetësh”, ka thënë ylli dardan.

Ndryshe, Muriqi u rikthye te Fenerbahçe gjatë kësaj vere, pasi sezonin e kaluar shkëlqeu në La Liga me Mallorcan, duke realizuar 23 gola.

Megjithatë, pas rënies së klubit nga elita spanjolle, 32-vjeçari pranoi ofertën e Fenerbahçes.

You Might Also Like

Alvarez kërkoi ndihmën e kapitenëve të Atletico Madridit për t’u larguar, por Simeone ndërhyri menjëherë

Musiala do të humbasë ndeshjen hapëse të Bundesligës, por Kompany është optimist për gjendjen e tij shëndetësore

Yaya Toure shkruan histori si trajner i Slovan Bratislava

Atletico Madridi vendos si objektiva dy sulmuesit e Ligës Premier

Liverpooli është afër transferimit të Barcolas, marrëveshja me PSG-në hyn në fazën përfundimtare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Durmishi: Janë shpallur dy thirrje të reja publike prej 7 milionë denarë për industrinë përpunuese
Next Article Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës – evakuohet personeli, policia nis menjëherë kontrollet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?