By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A është gjetur Bleona Mata? Avokati sqaron përplasjen me nënën e vajzës së zhdukur: Ja si qëndron e vërteta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > A është gjetur Bleona Mata? Avokati sqaron përplasjen me nënën e vajzës së zhdukur: Ja si qëndron e vërteta
Shqipëri

A është gjetur Bleona Mata? Avokati sqaron përplasjen me nënën e vajzës së zhdukur: Ja si qëndron e vërteta

admin
Last updated: 26/09/2026 11:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 shtator argument.mk/ – Një debat i fortë publik është rindezur lidhur me njërën prej çështjeve më të ndjeshme të viteve të fundit në Shqipëri, atë të zhdukjes së Bleona Matës. I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, avokati Alban Duraj ka dhënë sqarime rreth deklaratave të tij mediatike që shkaktuan reagimin e ashpër të nënës së vajzës, Bukurie Mata.

Çështja mori vëmendje të madhe pas një daljeje televizive të avokatit Alban Duraj në një emision televiziv, ku ai deklaroi se bazuar në informacione të caktuara, mendohej se Bleona Mata ishte identifikuar në një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe se me çështjen po merrej një detektiv privat.

Kjo deklaratë u pasua nga reagimi i nënës së vajzës, Bukurie Mata, e cila e cilësoi pohimin e avokatit si të pavërtetë, duke deklaruar publikisht se nuk e njihte atë dhe nuk i kishte dhënë asnjë informacion të tillë.

I pyetur gjatë intervistës në News24 mbi bazën e këtyre deklaratave dhe pretendimin e nënës se nuk njihen, avokati Alban Duraj sqaroi se nuk ka pasur kurrë një takim fizik apo takime personale me zonjën Bukurie Mata, por ka komunikuar me të gjatë një transmetimi televiziv.

“Unë zonjën Bukurie Mata nuk e kam takuar asnjëherë nga afër për të pirë kafe apo diskutuar privatisht. Më 25 qershor 2026 kam qenë i ftuar si ekspert ligjor në një emision. Zonja Bukurie ishte e lidhur me video-call dhe gjatë përgatitjeve para emisionit kemi komunikuar”, tregoi Duraj.

Për të mbështetur pretendimin e tij se nuk ka folur pa bazë, avokati transmetoi një pjesë audio nga ai transmetim ku nëna e Bleonës e falënderonte publikisht atë dhe median për ngritjen e zërit lidhur me kërkimin e vajzës së saj.

Lidhur me pretendimet se vajza ndodhet në një vend të BE-së, Duraj u shpreh se këto informacione i referohen deklaratave të vetë nënës dhe të dhënave të grumbulluara nga një detektiv privat.

Sipas avokatit, ekziston një foto e një vajze në një shtet evropian, e cila pretendrohet se ka shenjën e djegies në anën e djathtë të fytyrës, një karakteristikë e Bleonës, dhe se kjo fotografi i është dërguar detektivit privat për verifikime nëpër shkolla dhe universitete.

Në përmbyllje të intervistës, avokati Duraj deklaroi se përfshirja e tij në këtë çështje ka qenë tërësisht me qëllim human dhe publik për të ndihmuar një nënë në nevojë dhe për të sensibilizuar shoqërinë.

Ai theksoi se nëse Bukurie Mata kërkon që ai të mos prononcohet më publikisht për këtë çështje, ai do ta respektojë plotësisht dëshirën e saj. Duraj shtoi se mbetet i hapur për t’i ofruar ndihmë ligjore ose morale familjes sa herë që ajo ta shohë të arsyeshme.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kush do të përgjigjet nëse ndërtimet në Vodno shkaktojnë tragjedi si ajo në Koçan?
Next Article U arrestua me urdhër të SPAK, kush është “i forti” i Shkodrës, Bledar Cafi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?