By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AKT dhe Universiteti i Durrësit, marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e sektorit të turizmit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > AKT dhe Universiteti i Durrësit, marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e sektorit të turizmit
Shqipëri

AKT dhe Universiteti i Durrësit, marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e sektorit të turizmit

admin
Last updated: 02/10/2026 14:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e turizmit dhe forcimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe industrisë turistike.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, me synimin për të nxitur praktikat profesionale, programet e studimit dhe punës, trajnimet, projektet e përbashkëta, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e aftësive të reja për studentët dhe profesionistët e turizmit.
“Një partneritet që investon te brezi i ri, forcon kapitalin njerëzor të turizmit shqiptar dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues, inovativ dhe gjithëvjetor”, tha Hysaj.
Në fokus të këtij bashkëpunimi, rektori Fortuzi theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive konkrete për studentët, duke e orientuar bashkëpunimin drejt praktikave profesionale, trajnimeve, programeve të studimit dhe punës, projekteve të përbashkëta dhe kërkimit shkencor.
Për UAMD-në, shtoi Fortuzi, ky partneritet është një tjetër hap drejt një universiteti që nuk ndalet te formimi akademik, por ndërton ura të drejtpërdrejta mes studentit dhe tregut të punës.
Kjo marrëveshje është një mundësi më shumë mundësi për studentët, për të qenë sa më pranë profesionit të tyre të ardhshëm.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rita Ora dhe bashkëshorti i saj kanë mbyllur në heshtje kompaninë e tyre të prodhimit televiziv, mes një beteje ligjore të këngëtares me ish-menaxheren
Next Article Ibrahimaj: Shqipëria synon 8,5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?