By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Levica kërkon që Maqedonia ta mbështesë rezolutën vjetore të OKB-së për Kubën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Levica kërkon që Maqedonia ta mbështesë rezolutën vjetore të OKB-së për Kubën
Maqedoni

Levica kërkon që Maqedonia ta mbështesë rezolutën vjetore të OKB-së për Kubën

admin
Last updated: 27/10/2026 11:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Levica i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme, në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën me të cilën kërkohet heqja e embargos amerikane ndaj Kubës, e cila është caktuar për 28 tetor 2026, që të votojë “për” miratimin e saj.

“Apelin e drejtojmë sepse në tetor të vitit të kaluar, MPJ-ja e udhëhequr nga Timço Mucunski për herë të parë në historinë e diplomacisë maqedonase votoi kundër, së bashku me edhe gjashtë shtete të tjera (SHBA, Izraeli, Paraguai, Argjentina, Hungaria dhe Ukraina), me çka Republika e Maqedonisë u izolua në skenën politike botërore. Deri në këtë precedent të pabesueshëm të diplomacisë dritëshkurtër të VMRO-së, Republika e Maqedonisë në mënyrë të vazhdueshme votonte për përfundimin e sanksioneve ndaj Kubës që nga fillimi i viteve ’90, kur Asambleja e Përgjithshme filloi ta miratonte këtë rezolutë vjetore, dhe këtë e bënte si pjesë e procesit të stabilizim-asociimit së bashku me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Diplomati i parë i shtetit, i cili ndër të tjera përpiqet të krijojë përshtypjen e një mbështetësi të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në BE, bën pikërisht të kundërtën kur i udhëzon përfaqësuesit tanë në OKB të votojnë kundër vetë organizatës në të cilën përpiqet ta anëtarësojë shtetin”, thuhet nga Levica.

Nga partia thonë se Kuba, që nga fillimi i administratës së Trumpit, po përballet me një krizë serioze humanitare të nxitur nga embargoja brutale e vendosur nga SHBA-ja, me mungesë të produkteve elementare, energjisë elektrike, karburantit, ujit, ushqimit dhe me rritje të vdekshmërisë. Me vendosjen automatike në anën e SHBA-së dhe Izraelit, të cilat deri në vitin 2024 ishin vendet e vetme që votonin kundër kësaj rezolute, thonë nga Levica, Republika e Maqedonisë sërish po vendoset në anën e kriminelëve dhe kusarëve për të cilët asgjë nuk është e shenjtë.

“Prandaj, votimi i paralajmëruar nuk guxon të jetë edhe një përsëritje mekanike e qëndrimeve politike të huaja. Maqedonisë i nevojiten aleatë, kredibilitet ndërkombëtar dhe diplomaci parimore, e jo braktisje e pozicioneve të vendosura. Politika e jashtme maqedonase duhet të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe parimet ndërkombëtare, në vend që çdo vendim të harmonizohet automatikisht me qëndrimet e SHBA-së. Votimi i paralajmëruar do të jetë mundësi për të dëshmuar se Republika e Maqedonisë e ndjek kursin e saj tradicional diplomatik dhe ndërpret praktikën e servilizmit dhe nënshtrimit ndaj banditëve dhe mashtruesve nga e gjithë bota”, thonë nga Levica.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plan njëzetvjeçar për pasuritë minerale
Next Article Siljanovska-Davkova në takim me alumni të Universitetit të Harvardit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?