“Big Brother VIP Kosova” nis këtë të premte, në një edicion për të cilin moderatori Alaudin Hamiti kishte paralajmëruar se do të sjellë ndryshime të mëdha.
Njëra prej tyre është zbuluar vetëm së fundmi dhe ka të bëjë me një skenografi krejtësisht të re, siç bëri të ditur vetë Hamiti përmes një videoje të publikuar në Instagram.
Kështu, studioja që publiku ishte mësuar ta shihte përgjatë katër edicioneve të kaluara nuk do të jetë më e njëjta.
Pamjet e publikuara nga Alaudini tregojnë atë që duket të jetë prishja e skenografisë së vjetër teksa shihen edhe rrënojat e mbetura.
Foto: Alaudin Hamiti / Instagram
Autori i spektaklit i ka bashkëngjitur videos edhe një përshkrim, përmes të cilit konfirmon ndryshimin e madh që e pret studion e këtij edicioni.
“Bye bye skenografia e vjetër. Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se këtë vit, Jonida Vokshi nuk do të jetë në rolin e moderatores së spektaklit. Përgjatë katër edicioneve të kaluara, ajo kishte prezantuar krah Alaudin Hamitit.


