By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Galeria e Arteve Tetovë përmbyll me sukses edicionin e 17-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Galeria e Arteve Tetovë përmbyll me sukses edicionin e 17-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026”
Kulturë

Galeria e Arteve Tetovë përmbyll me sukses edicionin e 17-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026”

admin
Last updated: 27/10/2026 19:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në hapësirat e I.N. Galeria e Arteve Tetovë, mbrëmë u përmbyll me sukses edicioni i 17-të i Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026”, një ngjarje që bashkoi artistë nga vende të ndryshme dhe pasuroi jetën kulturore të qytetit me vepra të reja artistike.

Në ekspozitën përmbyllëse u prezantuan punimet e realizuara gjatë katër ditëve të kolonisë, e cila u mbajt në Hotel “Scardus”, në Kodrën e Diellit. Artistët pjesëmarrës nga Italia, Turqia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të frymëzuar nga bukuritë natyrore të Malit Sharr, i shndërruan përvojat, emocionet dhe përshtypjet e tyre në krijime artistike që tashmë janë pjesë e koleksionit të Galerisë së Arteve – Tetovë.

U.D. drejtoresha e institucionit, Arbenita Meta në fjalën e saj përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e artistëve, duke theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për zhvillimin e bashkëpunimit kulturor dhe pasurimin e jetës artistike të qytetit.

Meta nënvizoi se kolonia dëshmon edhe një herë fuqinë e artit për të bashkuar njerëz dhe kultura të ndryshme, për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të përcjellë emocione përtej kufijve.

“Arti është një gjuhë universale që bashkon njerëz dhe kultura të ndryshme, krijon ura bashkëpunimi dhe pasuron jetën kulturore përtej kufijve”, theksoi Meta, duke shprehur mirënjohje për artistët pjesëmarrës dhe përkushtimin e tyre gjatë këtij edicioni.

Një nga rezultatet e rëndësishme të këtij edicioni është edhe pasurimi i koleksionit të Galerisë me më shumë se 20 vepra të reja arti, të cilat do të mbeten dëshmi e këtij takimi ndërkombëtar dhe e bashkëpunimit mes krijuesve.

“Uroj që veprat e ekspozuara të përcjellin emocione, të frymëzojnë vizitorët dhe të dëshmojnë rëndësinë e artit në shoqërinë tonë”, u shpreh Meta.

Ndërkaq, kuratori këshilltari i Galerisë, Behar Ferati ideator dhe bartës i këtij aktiviteti tradicional, falënderoi artistët për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe nivelin profesional të treguar gjatë gjithë kolonisë.

Në përfundim të aktivitetit, Arbenita Meta ndau mirënjohje për artistët pjesëmarrës, duke shprehur falënderime edhe për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen financiare në realizimin e projektit.

Falënderime të veçanta iu drejtuan gjithashtu bashkëpunëtorëve dhe partnerëve të këtij edicioni: Vinarisë “Tikveš”, Restorantit “Parajsa e Sharrit” në Lisec, Restorantit “Forum”, si dhe stafit të Hotelit “Scardus” për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin gjatë katër ditëve të qëndrimit të artistëve në Kodrën e Diellit.

Meta shprehu mirënjohje edhe për ekipin organizativ të kolonisë, për kontributin në realizimin e suksesshëm të këtij edicioni.

Edicioni i 17-të i Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026” përfundoi duke lënë pas vepra të reja, përvoja të përbashkëta dhe kujtime artistike që do të vazhdojnë të jetojnë në hapësirat e Galerisë së Arteve Tetovë.

You Might Also Like

HAMLETI

NËPËR GJITHËSI

Bordi qeveritar e propozoi festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, këto janë emrat

NË KËTË TOKË

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë
Next Article Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?