By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Forumi i Zgjerimit në Bruksel, Hoxha: Vlerësimi i KE, përgjegjësi për të ecur përpara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Forumi i Zgjerimit në Bruksel, Hoxha: Vlerësimi i KE, përgjegjësi për të ecur përpara
Shqipëri

Forumi i Zgjerimit në Bruksel, Hoxha: Vlerësimi i KE, përgjegjësi për të ecur përpara

admin
Last updated: 16/11/2026 11:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, gjatë Forumit të Zgjerimit 2026, që po zhvillohet në Bruksel.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha iu referua fjalës së hapjes së Von der Leyen, e cila theksoi se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”, duke e cilësuar zgjerimin e BE-së si “një investim në të ardhmen tonë të përbashkët”.

Ministri theksoi se ky vlerësim, i pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026 dhe në udhërrëfyesin e procesit të anëtarësimit, dëshmon ecurinë e vendit, por njëkohësisht shton përgjegjësinë për vijimin e reformave.

“Prandaj, këto vlerësime duhet të na bëjnë të gjithëve krenarë, por edhe më të përgjegjshëm”, shkruan Hoxha.

Duke iu referuar mesazhit të presidentes së Komisionit Evropian, ai nënvizoi rëndësinë e shndërrimit të progresit në rezultate konkrete.

“Të gjithë, si vendet kandidate, ashtu edhe vendet anëtare, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta shndërrojmë progresin në rezultate konkrete. Është koha që zgjerimi i Bashkimit Evropian të bëhet një histori suksesi për të gjithë Evropën!”, citoi Hoxha deklaratën e Von der Leyen.

Ministri theksoi se perspektiva evropiane është më pranë se kurrë, duke kujtuar se anëtarësimi në BE ka qenë për dekada aspiratë dhe synim kombëtar i Shqipërisë.

“Për dekada, anëtarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Hoxha.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Nuk dua të politizoj protestat qytetare, por të kontribuoj për suksesin
Next Article Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë për çështjen e pagave të magjistratëve, ia kalon SPAK-ut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?