By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë
Shqipëri

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

admin
Last updated: 16/11/2026 15:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama tha sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është shumë më kërkues dhe sfidues krahasuar me procesin që kanë kaluar vendet e anëtarësuara më parë.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, Rama tha se çdo vend që vjen më pas përballet me kërkesa dhe kritere gjithnjë e më të sofistikuara nga Komisioni Evropian.

“Ka një mit, sepse kushdo që është këtu në këtë ndërtesë nga ana e Komisionit e mund të flasë, mund t’ju thotë se ky proces është shumë herë më kërkues për ne se ç’ka qenë për vendet që janë anëtarësuar më parë. Pra, nuk është se Bashkimi Evropian ka bërë ndonjë gabim dhe tani po përpiqet të shmangë të njëjtat gabime duke mos i pranuar me shpejtësi këto vende. Jo, çdo vend që vjen më pas ka një proces shumë më të vështirë sa i takon kërkesave që duhet të përmbushë. Sepse “torturuesit”, që do të thotë Komisioni, i sofistikojnë torturat e tyre sepse e shohin për shembull, “le ta marrim këtë vendin, po ka disa defekte, mangësi aty, atëherë këtu duhet t’i torturojmë më shumë”. Ata më të “torturuarit” janë ata që vijnë më pas”.

Ai theksoi se Shqipëria ka përmbushur një sërë kërkesash të BE-së dhe po zbaton standardet që do të duhet të respektojë edhe pas anëtarësimit, ndonëse ende nuk është bërë pjesë e Unionit.

“Kështu që nëse sot shihni Malin e Zi apo Shqipërinë që krahasohen me kandidatë të pranuar më parë në të njëjtën fazë, ne kemi bërë shumë më tepër se sa ç’kanë bërë ata përpara anëtarësimit. Dhe në fakt, Komisioni në çdo hap na ka kërkuar të përmbushim ato rregulla të cilat duhet t’i zbatojmë kur hyjmë. Pra ne po zbatojmë rregullat e meritës, ende pa patur shansin për të qenë në të njëjtën dhomë me nusen. Do thosha është kastruese, po do them që është frustruese”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i bëri komentet gjatë panelit me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, ku morën pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, komisioneri evropian Valdis Dombrovskis dhe eurodeputeti Thijs Reuten.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Duke të SHBA-së për politikat dhe reformat klimatike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit
Next Article SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?