By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës
Shqipëri

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

admin
Last updated: 18/11/2026 13:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sërish thirrje faktorëve opozitarë për bashkim kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se ftesa e tij mbetet e hapur për të gjitha forcat politike që e konsiderojnë kryeministrin si të keqen më të madhe për vendin.

“Unë kam durim. Prapë i ftoj të gjithë faktorët opozitarë që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe. Bashkohemi siç jemi kundër një armiku që është më i rrezikshmi sot për kombin dhe për vendin”, u shpreh ai.

“Protestat e përditshme shprehin shpirtin e revoltës të atyre qytetarëve, por rëndësi kryesore ka të krijohet një front i gjerë i fuqishëm dhe kjo kërkon një bashkërendim të gjithë faktorëve opozitarë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se bashkimi nuk kërkon që partitë opozitare të heqin dorë nga qëndrimet apo platformat e tyre politike. Sipas tij, forcat opozitare mund të ruajnë identitetin dhe bindjet e tyre, ndërsa të bashkërendojnë veprimet kundër qeverisë.

Berisha u ndal edhe te reforma zgjedhore, duke deklaruar se Partia Demokratike zotohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe krijimin e një kuadri të ri zgjedhor. Ai bëri të ditur se PD ka kërkuar përfshirjen e ekspertëve të ODIHR-it në këtë proces.

Ai iu referua edhe draftit të përgatitur nga ODIHR-it për ndarjen e partisë nga shteti, duke e cilësuar këtë si një çështje thelbësore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Por ne kemi përgatitur një kuadër, i cili shpreh në tërësi kërkesat e të gjithë spektrit opozitar aktual.  Kërkesat e forcave politike, kërkesa të aleatëve tanë, kërkesa të paraqitura në protesta.  Pra, ne zotohemi për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe një kuadër të ri zgjedhor. ODIHR ka një material shumë të mirë për ndarjen e partisë nga shteti”, u shpreh Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se opozita duhet të ndërtojë një front të gjerë dhe të koordinojë qëndrimet e saj, duke e vendosur bashkimin kundër Edi Ramës si prioritet të përbashkët.

You Might Also Like

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

Balla: Buxheti 2027 më i madhi në histori, ulen çmimet e ushqimeve dhe karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Chelsea planifikon një sulm të çmendur prej 180 milionë eurosh për dy yjet e Barcelonës
Next Article Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?