By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpendët “braktisin” Shkodrën, censi tregon një rënie me 30% të zogjve migratorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shpendët “braktisin” Shkodrën, censi tregon një rënie me 30% të zogjve migratorë
Shqipëri

Shpendët “braktisin” Shkodrën, censi tregon një rënie me 30% të zogjve migratorë

admin
Last updated: 02/02/2024 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Efektet e kushteve atmosferike jo të zakonta për stinën në të cilën ndodhemi, por edhe ndërtimet pa leje dhe gjuetia e paligjshme, i kanë dhënë efektet e tyre. Në qarkun Shkodër censi i këtij viti nxori rreth 30% më pak shpend migrator.

“Numri i individëve në censin e viti 2024 ka qenë rreth 30 përqind më i vogël se vitet e tjera dhe kjo për shumë arsye si: Ndryshimet klimatike, ndryshimi i temperaturave”, shprehet Agim Dardha, drejtor i ADZM Shkodër.

“Problem është ngrohja globale, ju i shihni temperaturat në qytetin e Shkodrës, kur ato janë më të larta numri i shpendëve rritet”, thotë eksperti për biodiversitetin Mark Rupa.

2 shkurti shënon ditën botërore të ligatinave, ku qarku i Shkodrës ka sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura në rang vendi. Ekspertët theksojnë rëndësinë që ka mbrojtja e tyre, pasi ndërtimet e reja po japin efekte negative.

“Duke qenë zona të preferuara për turizëm , ndërtimi në këto zona ka një ndikim negative”, thotë Dardha.

“Rreziku më i madh sot janë zhvillimet infrastrukturore, si Bupassi i Shkodrës”, shprehet Rupa.

Mbrojtja e pasurive ujore shihet me një rëndësi të vecantë, aq më shumë kur liqeni i Shkodrës mban statusin Ramsar, zonë e mbrojtur. Në këtë ditë u bënë edhe mbjellja e fidanëve të reja me pisha në një prej këtyre territoreve, që njihet ndryshe si ballkoni panoramik i Shkodrës, apo kurora e gjelbërt e qytetit. 

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 6 miliardë euro ndihmë për Ballkanin, 2 miliardë ndihmë në formë e granteve, 4 miliardë si kredi
Next Article 112 palestinezë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit, numri total rritet në 27.131

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?