By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHA ESM ndau bursa për studentët e Universitetit të Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > SHA ESM ndau bursa për studentët e Universitetit të Tetovës
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

SHA ESM ndau bursa për studentët e Universitetit të Tetovës

admin
Last updated: 02/02/2024 15:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 2 shkurt – Në bazë të memorandumit të nënshkruar midis Universitetit të Tetovës dhe SHA Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut (SHA ESM Shkup), edhe këtë vit akademik, kjo shoqëri aksionare ndau pesë bursa për studentët e Universitetit të Tetovës. Përfitues të këtyre bursave me vlerë prej 8000 denarëve në muaj ( për dhjetë muajve në vit), ishin studentët e Programit studimor të Informatikës të UT-së. Seleksionimi i kandidatëve është bërë në bazë të suksesit mesatar, jo më pak se 8.0 pikëve të fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultateve nga intervista e realizuar nga komisioni i përbërë prej dy përfaqësuesve nga SHA ESM dhe një përfaqësues nga Universiteti i Tetovës.

Në këtë aktivitet të ndarjes së bursave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zeneli u shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin korrekt me SHA ESM dhe vlerësoi faktin, që nga bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve ata që përfitojnë janë pikërisht studentët.
Ndërsa zv. drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Imer Zenku i falënderoi studentët për interesimin, për të aplikuar për këto bursa, si dhe u shpreh se ky bashkëpunim është në interes i ndërsjellë për përgatitjen e kuadrove të cilët do t’i përgjigjen tregut të punës.

Deri më tani kjo praktikë e ndarjes së bursave ka dhënë rezultate të mira, duke e rritur numrin e studentëve të interesuar për t’u regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara dhe Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të UT-së.

https://www.facebook.com/share/p/eHLYAQ9eD7Do38gA/?mibextid=CTbP7E

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A mund të ketë ngjashmëri rasti i Pal Lekajt me Artan Grubin për “Bechtel Enka”?
Next Article Meta po punon në krijimin e çipave të personalizuar të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?