By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarmante/ Ndotja e ajrit, Shkupi radhitet në vendin e tretë në botë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Alarmante/ Ndotja e ajrit, Shkupi radhitet në vendin e tretë në botë
MaqedoniTOP LAJM

Alarmante/ Ndotja e ajrit, Shkupi radhitet në vendin e tretë në botë

admin
Last updated: 02/02/2024 22:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Shkupi po ballafaqohet me një sfidë të vazhdueshme ndotjen e ajrit. Sot, qyteti është shënuar si një ndër vendet me ajër më të ndotur në botë, duke e vënë në një situatë alarmante për shëndetin publik dhe ambientin. Përqendrimi i grimcave PM janë shqetësuese, 16 herë mbi kufirin e lejuar, duke rritur rrezikun për shëndetin e qytetarëve.

“Vetëm era e pastron tani, që të marrim frymë më mirë.”, – u shpreh një qytetare.

“Unë i shmangem daljes jashtë, por kur duhet të dalësh, patjetër se duhet.”, – tha një qytetar.

Ndërkaq, shoqëria civile, ekspertët dhe aktivistët mjedisorë kanë ngritur zërin për hapa të menjëhershëm dhe të mëdha për të adresuar ndotjen e ajrit në qytet. Ata propozojnë një fokus mbi burimet e rinovueshme të energjisë, përmirësimin e teknologjive për kontrollin e ndotjes së ajrit nga industritë, si dhe mbështetje për familjet dhe masat tjera që mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Prandaj çdo vit kemi një problem kaq të zakonshëm sa shpesh politikanët thonë se duhet zgjidhur, por akoma nuk kanë filluar ta zgjidhin këtë problem, e lëre më të bëjmë disa hapa përpara për burimet e rinovueshme të energjisë, për kontrollin më të mirë të ndotjes së ajrit nga industritë, për të ndihmuar familjet dhe të gjitha masat e tjera.”, – deklaroi Eko-Aktivisti, Gorjan Jovanovski.

Në botë, rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erdoğan, kryeministrit suedez: Ankaraja beson se Stokholmi do të përmbushë detyrimet e tij
Next Article Qeveria ende nuk ka dhënë pëlqimin për shitjen e banesave të Gruevskit në vlerë prej 1.9 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?