By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Erdoğan, kryeministrit suedez: Ankaraja beson se Stokholmi do të përmbushë detyrimet e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Erdoğan, kryeministrit suedez: Ankaraja beson se Stokholmi do të përmbushë detyrimet e tij
Bota

Erdoğan, kryeministrit suedez: Ankaraja beson se Stokholmi do të përmbushë detyrimet e tij

admin
Last updated: 02/02/2024 22:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, në të cilën u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimieve e Presidencës së Türkiyes njoftoi se gjatë bisedës telefonike, presidenti Erdoğan dhe kryeministri Kristersson shkëmbyen mendime mbi “procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, luftën kundër terrorizmit, marrëdhëniet Türkiye-Suedi, si dhe çështjet rajonale dhe globale”.

Erdoğan i tha liderit suedez se Ankaraja beson se Stokholmi do të përmbushë detyrimet e tij që dalin nga memorandumi trepalësh në përputhje me frymën e aleancës pas pranimit të saj në NATO.

“Duke theksuar rëndësinë që Suedia të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Türkiyen në luftën e saj kundër terrorizmit, presidenti Erdoğan vuri në dukje se të dy vendet duhet të fillojnë të zbatojnë Mekanizmin e Bashkëpunimit të Sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Ligji i miratuar nga parlamenti turk që miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO u botua në Gazetën Zyrtare të Türkiyes më 25 janar, duke finalizuar ratifikimin e Protokollit.

Presidenti Erdoğan nënshkroi dekretin presidencial për pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake dhe miratoi protokollin përkatës. Ligji ka hyrë në fuqi.

Parlamenti turk më 23 janar ratifikoi anëtarësimin e Suedisë me 287 vota pro dhe 55 pro.

Pranimi i një anëtari të ri kërkon mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe Hungaria është tani i vetmi aleat që nuk e ka ratifikuar ende pranimin e Suedisë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në fillim të atij viti.

Finlanda iu bashkua aleancës si anëtari i saj i 31-të në prill 2023.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komiteti i Helsinkit: Kushtet në burgun e Idrizovës janë alarmante
Next Article Alarmante/ Ndotja e ajrit, Shkupi radhitet në vendin e tretë në botë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?