By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FOTO LAJM / Aktivistë të ASH-së mblidhen para shtëpisë së Taravarit në shenjë solidarizimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > FOTO LAJM / Aktivistë të ASH-së mblidhen para shtëpisë së Taravarit në shenjë solidarizimi
Maqedoni

FOTO LAJM / Aktivistë të ASH-së mblidhen para shtëpisë së Taravarit në shenjë solidarizimi

admin
Last updated: 05/02/2024 20:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 5 shkurt – Kryetar të degëve, nëndegëve, aktivistë të ASH – së dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit po mblidhen përpara shtëpisë së kryetarit Arben Taravari në përkrahje të tij kundrejt zhvillimeve të fundit në ASH, shkruan FLAKA.

Solidarizimi vjen poashtu pasi mëngjesin e sotëm Taravari duke shkuar për në punë në oborrin e shtëpisë së tij në Gostivar, gjeti një plumb automatiku.

Rastin e konfirmoi edhe policia, ndërsa organet e hetuesisë vazhdojnë me hetimin.

Në reagimin e tij kreu i ASH-së Arben Taravari thotë se ndjen keqardhje për ngjarjen, ndërsa thotë se qëllimi i këtij akti është heshtja e të tij. Ky veprim sipas Taravarit dëshmon për dëshpërimin e thellë në të cilin ndodhen ata që e mbajnë peng këtë vend.

“Është në hall të madh kushdo që i mbaron fjala dhe i mbetet vetëm plumbi. Kujtdo që e ka lëshuar atë plumb, i them se edhe sikur artileri të rëndë të lëshoni, ndryshimi ka filluar dhe nuk asgjë që e ndal. Ju mund të më vrisni mua dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për familjen time dhe më vjen keq që këtë po e lexojnë edhe fëmijët e mi, por ju do të vrisnit vetëm një njeri, por çfarë do t’i bëni mijëra, qindra-mijërave e miliona njerëzve që tashmë janë ngritur në këtë? Ju nuk do të mund të më heshtni. Ju nuk mund të heshtni, vrisni, ndaloni një popull. Ndryshimin e kemi filluar dhe me mua ose pa mua, ndryshimi u kry”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Plumbi në oborrin e Taravarit u gjet pas njoftimit të tij për bashkëngjitje me opozitën shqiptare. Ndërkohë zyrtarë të Aleancës për Shqiptarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe maturi. Sipas tyre ASH-ja është e të gjithëve dhe se nuk ka nevojë për tensione e kërcënime të ndryshme pasi edhe ndarjet duhet të jenë të civilizuara dhe me dinjitet.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti: Ne do të sjellim ndryshimin në qeverisje dhe jo vetëm ndërrimin e pushtetarëve të korruptuar!
Next Article Dy zjarre në Parkun kombëtar Mali Sharr, njëri është jashtë kontrollit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?