By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjilani do të modernizojë edhe rrugën që e lidh me Kumanovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjilani do të modernizojë edhe rrugën që e lidh me Kumanovën
Maqedoni

Gjilani do të modernizojë edhe rrugën që e lidh me Kumanovën

admin
Last updated: 09/02/2024 16:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjilan, 9 shkurt – Në kuadër të nismës “7 javë, 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka prezantuar më në detaje projektin e qarkores ekzistuese dhe projektin e qarkores së re të Gjilanit.

Kryetari Hyseni tha se këto dy projekte do të realizohen brenda dy viteve të ardhshme. 

“Në qarkoren ekzistuese, pas një qerek shekulli pritjeje, lajmi i mirë është që nga Ministria e Infrastrukturës e kemi të konfirmuar shpronësimin e pronave për 226 familje në vlerë prej 15 milionë euro. Ndërkaq, projekti përfshin riasfaltim të rrugës në gjerësi prej gjashtë metra, shtigje të biçikletave prej 1 metër gjerësi në dy anët e rrugës, trotuare në të dy anët në gjerësi prej dy metra. Vlera e këtij projekti është 2.7 milionë euro”, është shprehur kryetari Hyseni.

Ndërkaq, për qarkoren e re të Gjilanit, kryetari i Gjilanit tha se kostoja është rreth 27 milionë euro në tërësi, në 5 lote, në gjatësi prej 19.5 kilometra.  

“Për vitin 2024 Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna ka marr përsipër që t’i realizojë dy lote, loti katër dhe loti pesë. Loti 5 e lidh rrugën e Prishtinës dhe rrugën e Ferizajt në gjatësi prej 5.7 kiliometra e në vlerë rreth 6 milionë euro që financohet nga ministria përkatëse. Ndërkaq, loti katër, i cili do financohet nga Komuna e Gjilanit, është nga rruga e Ferizajt, rruga e Kumanovës dhe rruga për Preshevë, afër shkollës së Velekincës”, tha ai.

Kryetari Hyseni tha se lajmi i mirë është që edhe shpronësimin e kësaj rruge nëpërmjet memorandumit të mirëkuptimit e ka marr përsipër Ministria e Infrastrukturës.

“Ajo që vlen të theksohet është që kjo rrugë ka katër korsi me elementet tjera përcjellëse dhe do të krijojë një brez të ri të zhvillimit të komunës sonë”, ka nënvizuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në koferencën për media. ​/RTK/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarmohen ndërkombëtarë: Funksionarë dhe ministra në Maqedoni po negociojnë me biznesmenë të afërt me Putinin?
Next Article 9 milionë euro për 1km të autostradës – Arsyetohen nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?