By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Materiale Eco-Friendly për banesën tuaj, ja përse duhen konsideruar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Materiale Eco-Friendly për banesën tuaj, ja përse duhen konsideruar
Shqipëri

Materiale Eco-Friendly për banesën tuaj, ja përse duhen konsideruar

admin
Last updated: 10/02/2024 09:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Vëmendja e shtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit vitet e fundit ka bërë që industria e ndërtimit të pësojë një transformim rrënjësor sa i takon materialeve të përdorura për ndërtim. Metoda e përdorur në ndërtimet tradicionale me materiale të zakonshme sjell emetim të gazrave të dëmshëm dhe bëhet burim mbetjesh toksike si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të shtëpisë. Ky impakt negativ në mjedis ka lindur nevojën për të përfshirë gjithnjë e më shumë materiale eco-friendly, një teknikë që po gjen zbatim në thuajse çdo ndërtim të viteve të fundit.

Po çfarë janë materialet eco-friendly?

Krahasuar me produktet ose materialet e prodhuara në mënyrë konvencionale, produktet eco-friendly ose miqësore me mjedisin janë krijuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës duke respektuar mjedisin. Përdorimi i tyre synon ruajtjen e burimeve, efikasitetin e energjisë dhe reduktimin e emetimeve. Që një produkt të quhet eco-friendly duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme.

  1. Ka prejardhje nga burimet e rinovueshme
  2. Redukton ndotjen e ajrit, tokës ose ujit
  3. Demostron qëndrueshmëri
  4. Është krijuar nga materiale të riciklueshme
  5. Kontribuon në efiçencën e energjisë

Materialet eco-friendly i gjejmë të përdorura në një pjesë të mirë të projekteve që po zbatohen vitet e fundit. Konkretisht, të gjithë vilat dhe apartamentet në Rolling Hills Liqeni, Collina Verde, Green Coast, Next to Vala Mar Premium apo Vlora Marina janë ndërtuar apo po ndërtohen duke përdorur materiale miqësore me mjedisin që garantojnë një ambient të brendshëm të shëndetshëm për banorët dhe njëkohësisht nuk ndotin mjedisin. Materialet e përdorura në ndërtim janë të cilësisë dhe standardeve bashkëkohore. Filozofia e banesave është “Passive House”, çka bën të mundur një efiçencë më të lartë energjitike duke shfrytëzuar rrezet e diellit për ndriçim dhe ngrohje, rrymat e ajrit për ventilim dhe materiale që mundësojnë konservim të temperaturës. Një banesë e projektuar me të tilla kritere ndërtimi është gjithmonë një investim i zgjuar pasi ju garanton një jetesë më të shëndetshme, mbron mjedisin dhe ju mundëson kursim të energjisë elektrike dhe kostos së mirëmbajtjes. Gjithashtu një tjetër aspekt pozitiv i përdorimit të këtyre materialeve është përshtatja e tyre perfekte me ndryshimet klimaterike. Të gjitha projektet aktuale të Balfin Real Estate janë në pararojë me ndryshimet dhe nevojat e kohës në të cilën jetojmë, duke u përshtatur me të gjitha teknikat e reja si një domosdoshmëri në një botë që po evoluon vazhdimisht. 

Përfitimet e përdorimit të këtyre materialeve janë të shumta jo vetëm në mjedis por edhe në shëndetin e banorëve duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës. Më poshtë po rendisim disa prej benefiteve direkte që janë rregjistruar që prej fillimit të përdorimit të këtyre produkteve në ndërtim.

  1. Reduktim i ndotjes prej gazit karbonik

Këto materiale zakonisht kanë gjurmë të ulëta të karbonit si rezultat i konsumit të reduktuar të energjisë dhe emetimit të gazrave serë, gjatë prodhimit dhe trasportimit të tyre.  

  • Kursim energjie dhe parash

Përmirësimi i teknikave të instalimit dhe materialet që garantojnë eficiencë energjitike, reduktojnë ndjeshëm kostot për ngrohjen dhe ftohjen e ambientit duke siguruar kështu kursim të energjisë dhe të parave pasi materialet eco-friendly kanë një kosto më të ulët mirëmbajtjeje pavarësisht viteve dhe kjo i bën ato financiarisht më të leverdisshme.

Created with RNI Films app. Profile ‘Kodachrome 50’s’
  • Ambient i brendshëm i shëndetshëm

Materialet eco-friendly kanë shumë pak ose aspak përbërje organike të paqëndrueshme dhe për pasojë nuk emetojnë gazra të dëmshme duke garantuar ajër më të pastër dhe ambient më të shëndetshëm.

  • Konservimi i burimeve natyrore

Materialet e qëndrueshme reduktojnë përdorimin e burimeve natyrore duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e ekosistemeve dhe biodiversitetit.

You Might Also Like

Ngrihet taskforcë për Samitin e NATO-s në Tiranë

Monitorim ajror i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza

Rama në Talin, pritet nga presidenti i Estonisë

Berisha: Diella, avatar bosh, fsheh korrupsionin e qeverisë

Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me 62 vota “për”, shkarkohen nga posti i ministrit Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti
Next Article Super Nata e CGTN-it 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?