By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi në Bruksel në takime me Sharl Mishel dhe fon der Lajen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi në Bruksel në takime me Sharl Mishel dhe fon der Lajen
Maqedoni

Xhaferi në Bruksel në takime me Sharl Mishel dhe fon der Lajen

admin
Last updated: 14/02/2024 08:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 14 shkurt – Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, i cili prej dje qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot do të takohet me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Në këtë vizitë të parë të punës jashtë vendit pas marrjes së detyrës si kryeministër, Xhaferi është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, tema të takimeve të Xhaferit me liderët evropianë do të jenë prioritetet e Qeverisë në drejtim të vazhdimit të procesit eurointegrues, me fokus të reformave dhe prioritetet e lidhura për Planin  rritjes së Ballkanit Perëndimor, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në vend, si dhe çështjet e kontekstit rajonal dhe global.

Në kuadër të qëndrimit në Bruksel, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Xhaferi do ta vizitojë edhe selinë e Parlamentit Evropian, ku do të realizojë takim me një grup eurodeputetësh nga radhët e grupeve politike proevropiane.

Безбедноста и стабилноста на регионот, глобалната сигурност и актуелни случувања во Украина и на Блискиот Исток, беа главни теми на вечерашната средба на претседателот на техничката Влада, Та

Vizitën e punës në Bruksel, Xhaferi e filloi dje me një takim me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mirçea Xhoana në selinë e Aleancës, në të cilën u diskutua për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, sigurinë globale dhe ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt, si dhe për kontributin aktiv të Maqedonisë së Veriut në Paktin veriatlantik.

Në takim Xhaferi e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në mbajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në fushën euroatlantike, jo vetëm si faktor i stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, por edhe me pjesëmarrje aktive në misionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak dhe të BE-së në Bosnja e Hercegovinë dhe në grupet luftarake të Aleancës në Letoni, Rumani dhe Bullgari.

Gjithashtu u theksua se në përputhje me përkushtimin për investime në mbrojtje dhe vendimin nga Samiti i NATO-s në Vilnius, Maqedonia e Veriut nga ky vit ndan mjete për nevojat e mbrojtjes në nivel prej dy për qind të PBB-së së saj, prej të cilave 30 për qind është synuar për modernizimin e Armatës, ndërsa vazhdon të mbështesë fuqishëm Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Në takim u diskutua edhe për sfidat në vijim në periudhën zgjedhore, para se gjithash nga aspekti i ballafaqimit me kërcënimet hibride, dezinformatat dhe sigurinë kibernetike.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A keni të drejtë të përshpejtoni kur dikush tenton t’ju parakalojë në trafik?
Next Article Kryetari i Kuvendit do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?